E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode Kontroll parave te donatoreve

Ne 20 vite nga hapja e vendit me boten ndihmat e donatoreve kane qene te shumta aq sa llogariten ne miliarda dollare.

Te pakten keshtu pretendojne organizmat e huaja qe kane financuar vendin tone per vite me radhe kur bie fjala per kontributin qe kane dhene.

Por ne fakt po te pyesesh ministrin e Financave njeriu qe duhet te kete njohurine me te plote rreth fondeve qe japin te huajt pergjigjja e tij do te ishte nuk ka disipline.

Pra jane dhene para ne shifra te konsiderueshme por nuk dihet se sa dhe ku kane vajtur.

Ne takimin e zhvilluar dje me donatore te ndryshem organizuar nga ambasada e Zvicres ministri i Financave Ridvan Bode shtroi nje sere problematikash me projektet qe menaxhohen nga te huajt.

Ne tryezen e takimit merrnin pjese drejtuesit e institucioneve kryesore donatore si dhe zyrtare te tjere te qeverise.

Pasi foli ne fillim per buxhetin e shtetit dhe cfare impakti sjell per ekonomine ministri Bode u fut direkt ne thelbin e problemeve reale qe ka qeveria me donatoret.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›