E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode: Kriza ende s`ka përfunduar, kemi sfida përpara

Shqipëria është nga të paktat vende që nuk u prek nga kriza ndërsa politikat fiskale të ndjekura nga qeveria dhanë një impakt në zhvillimin e vendit.

Kështu është shprehur ministri i financave Ridvan Bode në fjalën e mbajtur në forumin e organizuar në Tiranë me guvernatorët e bankave të Detit të Zi. Sipas ministrit Bode edhe pse kriza financiare globale është zbutur ajo nuk është tejkaluar ende duke bërë që për qeverinë shqiptare të ketë sfida të reja në horizont.
 

“Do të jetë e nevojshme të rriten politikat sociale duke ulur varfërinë ndërsa përveç arsimit dhe shëndetësisë që do të mbeten dy nga sektorët kuç do të ketë financime edhe në infrastrukturën rrugore” theksoi Bode ndërsa shtoi se bujqësia dhe turzimi janë disa nga sektorët e rëndësishëm ku qeveria shqiptare mbështet dhe inkurajon investimet.

Më tej ministri Bode theksoi se falë politikave të suksesshme të ndërmarra nga qeveria shqiptare është shtuar interesi i investitorëve të huaj drejt vendit tonë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›