E Shtunë, 31 Tetor 2026

62 miliard euro. Banka e Detit te Zi kredi per rruget

Banka e Detit te Zi per Tregti dhe Zhvillim  nje institucion financiar nderkombetar i krijuar 13 vite me pare do te ndihmoje me kredi projektet publike ne vendet anetare, kryesisht projektet e vendeve te vogla, mes te cilave dhe Shqiperia. Ne takimin e 13 vjetorit te saj i pranishem ishte dhe guvernatori i kesaj Banke per Shqiperine, Nezir Haldeda i cili u shpreh se mbeshtetja e ketyre investitoreve po kryen nje kontribut ne rritje per zhvillimin ekonomik te Shqiperise me rreth 62 milione euro mbeshtetje.

“Aksionet aktuale të vendit tonë në këtë bankë janë në masë 2%, por aktiviteti dhe përfshirja e kësaj banke në aktivitetin ekonomik të Shqipërisë është rritur ndjeshëm vitet e fundit. Nga gjashtë aktivitetet që ka kjo bankë në Shqipëri 5 janë në sektorin privat si energjia. Turizmi, bujqësia dhe procesimi I produkteve bujqësore, minierat, shërbimet, etj janë sektorë që me ndihmën e kësaj banke do të arrijnë që të maksimizojnë potencialet për rritje ekonomike” tha Haldeda.

Portofoli i investimeve te Bankes eshte mjaft i shperndare dhe mbulon investime ne prodhim, telekomunikacion, shendetin public, por dhe ne sektorin financiar dhe ate publik ne infrastrukture.

Sakaq banka e Detit te Zi per Tregti dhe Zhvillim ka nenshkruar dhe marreveshje ne linjat e kredise me Banken Credins per nje fond prej 6.2 milione dollare ndersa pergjate vitit 2010 ka investuar 10 milione euro ne obligacione te qeverise shqiptare.

Jul Kasapi

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›