Gjirokastër, kapet 20 kg drogë, në pranga 21-vjeçari
Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar 20 kilogramë lëndë narkotike gjatë një aksioni të zhvilluar në orët e para të mëngjesit, si dhe ka arrestuar një 21 vjeçar.
Ndërkohë sipas burimeve të policisë operacioni është zhvilluar sot rreth orës 02:00 të mëngjesit, në vendin e quajtur Shkëmbi i Memecit ndërsa policia ka bërë të mundur arrestimin e 21-vjeçarit me inicialet L.K.
Pas arrestimit të 21 vjeçarit, policia ka shpallur në në kërkim e pronarin dhe personin që do të merrte lëndën narkotike.
Sipas policisë sdroga vinte nga fshati Lazarat dhe kishte për destinacion Tregun e Fierit dhe të Tiranës.