Bode: Linja me Kosovën? Presion nga grupe interesi
TIRANE- Në një intervistë të dhënë dje nga Uashingtoni për “Zërin e Amerikës”, ministri i Financave Ridvan Bode komentoi situatën ekonomike në Shqipëri dhe çështjen e linjës së interkonieksionit Shqipëri- Kosovë. Lidhur me zhvillimet ekonomike Bode nënvizoi se, megjithëse Shqipëria nuk është përfshirë drejtpërdrejt në vorbullën e krizës, ka ndjerë peshën e saj me përkeqësimin e treguesve makroekonomikë si dhe me rritjen e kostos së shërbimit të borxhit, i rritur për shkak të zhvleftësimit të lekut në raport me valutat ndërkombëtare në të cilat është marrë ky borxh.
Sa për interkonieksionin Shqipëri- Kosovë, Bode theksoi se kërkesa e qeverisë shqiptare për të pranuar ofertën më ulët financiare është më se e drejtë, ndërkohë që mediatizimi i kësaj çështjeje qe bërë nga grupe të interesuara të ushtronin presion ndaj qeverisë.
Si po përballet ekonomia shqiptare me krizën globale?
Megjithëse ekonomia shqiptare mbeti jashtë vorbullës së krizës, efektet e saj nuk mund të mos ndiheshin në ekonominë shqiptare. Efekti i saj qe ulja e ritmeve të zhvillimit ekonomik. Diçka e tillë ka rritur sensibilitetin me tregues që lidhen me stabilitetin makroekonomik të ekonomisë. Qeveria është e fokusuar në administrimin e borxhit publik, i cili është më i larti në rajon.
Sa është ky borxh? A është e vërtetë se të qenit pranë kuotës 60% dhe të qenit në prag zgjedhjesh, do të thotë se ky borxh rrezikon të rritet duke rrezikuar ekonominë e vendit?
Borxhi është 58,7% të PBB, sipas të dhënave për vitin 2012. Ajo për të cilën vuajnë më së shumti ekonomitë në këtë kohë krize është vështirësia që krijon veçanërisht shërbimi i borxhit. Në Shqipëri nuk jemi përballur me rritje të kostos së borxhit. Niveli aktual i borxhit është sa ka qenë para 7-8 vitesh. Kemi pasur një ulje të borxhit në vitet 2006-2007 në kuotën e 53%, në një trend progresiv në ulje, por gjatë krizës glovazhdim, gjë që është më se e mundshme.
Një çështje tjetër që i përket Shqipërisë dhe që ka të bëjë me linjën e interkonieksionit Shqipëri- Kosovë. Përmes ambasadores në Shqipëri, qeveria gjermane ka thënë se tenderi ende nuk ka përfunduar. A ka fitues tenderi për ndërtimin e kësaj linje?
Qeveria shqiptare ka nënshkruar me qeverinë gjermane një marrëveshje për zhvillimin e fushës së energjetikës me një vlerë 110-120 milionë euro, pjesë e të cilit është linja Shqipëri- Kosovë. Jam vënë në dijeni se po bëhen përpjekje për të shpallur fituese një kompani me ofertë 33-34% më të lartë se tjetra me të cilën konkurron. Në këtë kuadër i jemi drejtuar bankës gjermane KFW që të mbajë parasysh nevojat tona për ta mbajtur parasysh çmimin në përzgjedhjen e fituesit. Ishte një presion nga grupe të interesuara për të ushtruar presion ndaj qeverisë, operatorit të sistemit të shpërndarjes. Për ne, diferenca mes dy ofertave është shumë e madhe dhe nuk mund të mos gjedhim atë më të lirën.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb) Lidhje te tjera Bode: Borxhi publik i vendit 58.7%, duhet kujdes