Qeveria hollandeze bie përpara krizës së buxhetit
Gjermani- Kryeministri hollandez Mark Rutte ka deklaruar dorëheqjen e qeverisë së tij dhe kërkesën ia dorezoi dje pasdite mbretëreshës Beatrix duke hapur kështu rrugën për zgjedhje të parakohshme.
Kabineti i tij u zhyt në krizë kur partia e Geert Wilders (PVV) stopoi bisedimet për të reduktuar 16 miliardë euro nga buxheti.
Zoti Wilders refuzoi të pranojë kërkesat shtrënnguese për të çuar defiçitin e buxhetit në përputhje me rregullat e BE-së. Partia e tij nuk ishte pjesë e koalicionit por mbështeste pakicen qeverisëse. Reporterët e BBC në Hollande thonë se se zoti Rutte kaloi të hënën së paku dy orë në pallatin e mbretëreshës në Hagë, ku ai bëri zyrtare kërkesën e dorëheqjes.
Pas largimit, në një deklaratë të qeverisë thuhet se mbretëresha i kërkoi ‘ministrave dhe deputetëve të vazhdojnë të bëjnë gjithçka është e nevojshme’ në interes të Hollandës.
Qeveria e zotit Rutte zgjati vetëm 558 ditë. Ai do t’i drejtohet parlamentit hollandez të martën pasdite, seancë që do të pasohet nga një debat parlamentar për krizen politike. Teksa pyetja kryesore është se kur do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme para apo pas pushimeve të verës, shumë nga partitë e medha duan një vote në fund të Qershorit.
Ekonomia hollandeze, e pesta ndër më të medhatë e eurozonës, i ka mbijetuar krizës relativisht mirë me një borxh kombëtar rreth 65% të prodhimit ekonomik por defiçiti buxhetor i saj nuk përputhet me rregullat e BE-së për të qënë në masen 3% të PBB-së.
Një parashikim i fundit i Byrose Qendrore të Hollandes vlerëson se defiçiti i vendit do të rritet në 4.7% të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Hollandës i është kërkuar të paraqesë masat e saja buxhetore në Komisionin Europian më 30 Prill.
E përditshmja hollandeze ‘NCR Handelsblad’ raportoi se në Hollande besimi në tregjet financiare ra që të hënën me hendeqe në rritje të obligacioneve holandeze dhe gjermane.
Dorina Bilbili/IDEA/