E Diel, 1 Nëntor 2026

Shkup, të shtëna me armë zjarri, plagosen 4 persona, dyshohet edhe për viktima

SHKUP- Një incident i rëndë ka ndodhur mbrëmë në lagjen Kozle të Shkupit, ku si pasojë e një konflikti me armë janë plagosur 4 persona persona ndërsa flitet edhe për viktima. Incidenti ka ndodhur rreth orës 22.30 në një lokal në këtë lagje të Shkupit, pas një zënke mes disa personave. Dëshmitarët theksojnë se fillimisht janë dëgjuar zhurma makinash dhe më pas të shtëna armësh, raporon agjencia e lajmeve INA.

Ndërkohë, mësohet se nëë lagjen Kozle mbrëmë ka pasur prani të shtuar të policisë dhe pika kontrolli, menjëherë pas incidentit. Mediat raportojnë se nuk dihet për gjendjen shëndetësore të të plagosurve, edhe pse kanë qarkulluar zëra se ka edhe të vrarë. Siç mësohet nga burime jozyrtare, njëri prej autorëve të ngjarjes është ndaluar nga policia si dhe i është sekuestruar edhe arma.

Ministria e Brendshme pritet që sot të jap hollësi mbi incidentin e rëndë që ndodhi vetëm disa ditë pas vrasjes së pesëfishtë në afërsi të fshatit Smilkovc të Shkupit.
(el.me/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›