Bode Objektivi fitorja ne gjysmen e bashkive
Kryeministri Sali Berisha edhe sekretari i pergjithshem i PD-se Ritvan Bode deklaruan dje se ne listen e kandidaturave qe ishin pergatitur perfshihej aleanca me e fuqishme qe kishte pare ndonjehere vendi. Sipas Berishes me kete liste de fakto arrihej te perfshiheshin 55 te qytetareve te vendit. Ne shkojme ne keto zgjedhje te sigurt ne fitore te merituar. Ne shkojme ne keto zgjedhje pasi kemi krijuar aleancen me te fuqishme qe vendi ka njohur ndonjehere aleance qe perfaqeson te gjitha rekordet elektorale mbi 55 per qind te shqiptareve deklaroi Berisha duke shtuar gjithsesi se me shume vota priteshin te arriheshin si rezultat i programit te mazhorances ne interes te qytetareve. Sipas Berishes votimi i mazhorances ishte rruga e vetme per qytetarin ne menyre qe ne interes te ketij te fundit te ndertoheshin vepra qe do te zhvillonin Shqiperine. Nga ana tjeter sekretari i pergjithshem i PD-se Bode deklaroi se PD-ja kishte vendosur te plotesonte ne kete liste edhe interesat e aleateve te saj ne kuader edhe te raporteve qe ekzistonin ne qeverisjen vendore.