PD heq dore nga Ruzhdia
Skandali i Ruzhies apo ajo qe quhet nga socialistet si simboli i asaj qe ka ndodhur ne zgjedhjet e 28 qershorit ka shmangur Partine Demokratike nga hyrja ne gare per kete zone. Komuna e Ruzhies ne Qarkun e Fierit i eshte lene nga demokratet zone e lire aleateve te tyre. Gjate leximit te emrave te kandidateve sekretari i pergjithshem i Partise Demokratike Ridvan Bode beri me dije se Komuna e Ruzhies do te jete zone e lire per aleatet e PD-se. Fenomeni i Dushkut i zgjedhjeve te 2001-it u zevendesua ne zgjedhjet e 2009-es nga skandali i Ruzhdies. Perpara 2009-es pakkush e dinte ekzistencen e ketij fshati te vogel me emrin Ruzhdie i cili me pas u karten politike te dy partive respektivisht me te emdha PD dhe PS. Ruzhdia ishte prova e pare e kerkuar nga socialistet ku kreu i grupit kuvendor te PS-se Gramoz Ruci garantoi se do te hiqte dore nga mandate i deputetit nese votat ne Ruzhdie do te dilnin ne rregull. Votat e ketij fshati ishin rinumeruar nga KQZ sepse rezultonte te kishte votuar 90 perqind e emrave ne listen e zgjedhesve. 420 persona kishin votuar PD-ne dhe vetem 12 PS-ne. Pas rinumerimit diferenca mes dy forcave u ngushtua ne 150 dhe per pasoje mandati i fundit ne qarkun e Fierit i kaloi Partise Socialiste.