PS Do te hetojme Topallin edhe per kompleksin parlamentar
Partia Socialiste kryqezon Kryetaren e Parlamentit Jozefina Topalli me nje tjeter akuze per shperdorim te parave publike duke paralajmeruar hetim ne adrese te saj. Grupi parlamentar i Partise Socialiste do te shqyrtoje hapesirat e hetimit parlamentar te kesaj afere duke perfshire edhe rastet e tjera te shperdorimit dhe vjedhjes se parave publike per rinovimin e salles aktuale te Parlamentit apo investimin prej 2 milione eurosh tek Qendra Nderkombetare e Kultures - tha deputeti i PS-se Taulant Balla. Deputeti Balla u shpreh me tej se konkursi per ndertimin e Parlamentit te ri ka rezultuar i paracaktuar ndersa Kryetarja e Kuvendit harxhonte para per konkurs. Deputeti Balla tha gjithashtu se objekt i hetimit do te jene jo vetem abuzimet me projektin per ndertimin e Parlamentit te ri por edhe te gjitha shpenzimet qe jane kryer si nga Kryetarja Topalli ashtu dhe nga administrata e saj. 2.8 milione euro te shperdoruara nga Jozefina dhe Saliu ndersa eshte provuar e zeza mbi te bardhe se pa u mbledhur komisioni per shqyrtimin e projekteve alternative te Parlamentit te ri ne Vjene ca miq te Saliut e dinin se kush do te fitonte prej kohesh - tha Balla. Sipas Balles percartjet e Xhozefines tregojne vetem se sa e vertete eshte edhe kjo afere si shume e shume te tjera para saj te gjitha me perfshirjen aktive te pushtetit. Kunder ketij pretendimi te socialisteve administrata e Kuvendit ka reaguar menjehere nepermjet zedheneses se Kryetares se Parlamentit Suela Rusetit. Kryetarja e Kuvendit i kujton edhe nje here se nese do ti kishte shkuar ndonjehere ne mendje te abuzonte me fondet publike duke trukuar konkurse apo sajuar konkurrime do te kishte vendosur te merrte teseren e Partise Socialiste dhe te drejtonte Bashkine e Tiranes - tha zedhenesja e kryeparlamentares Topalli. Sipas saj balta bie vetem mbi shokun Rama te tronditur e ne panik qe Tirana ne 100-vjetorin e themelimit te shtetit shqiptar kur ai nuk do jete me kryetar do kete sic i takon nje monument kombetar unik ne te njejten kohe nje veper arti qe do zbukuroje Tiranen te cilen ai e shkaterroi. Zedhenesja Ruseti theksoi se Kuvendi i Shqiperise nuk eshte Bashkia e Tiranes eshte modeli krejt i kundert i saj.
Ftojme shokun Rama te hetoje cfare te deshiroje sepse dyert e Kuvendit nuk jane te mbyllura si te Bashkise se shokut Rama.