E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode: Puçi i Ramës për të dëmtuar imazhin e vendit

“Mbarë opinioni publik, i shokuar nga tërbimi me të cilin Edvin Kristaq Rama, iu vërsul dje Kryeministrisë dhe rendit kushtetues të vendit, po përcjellin me po aq shqetësim përpjekjet e çmendura të tij për të justifikuar dhunën e organizuar prej tij mbi qytetarët dhe institucionet e vendit”, ka deklaruar Bode.

Sipas tij, dhuna dhe rruga revolucionare e shpallur nga Rama ditët e fundit, si e vetmja alternativë pushteti, nuk ka asgjë të përbashkët me aspiratën demokratike të shqiptarëve. “Dhuna pjell vetëm dhunokratura, pushtet të diktatorëve. Dhunokraturat janë atentat ndaj lirisë së individit, mirëqenies e sigurisë së tyre. Dhunokraturat çojnë në ndarjen e vendit në feudë ku sundon krimi i organizuar, përvetësimi masiv i pasurisë, rrënimi ekonomik, izolimi i vendit nga bota. Dhe kjo është parajsa e modelit pushtetor të Ramës. Puçi kriminal i shtetit i organizuar dje nga Edvin Kristaq Rama, nën petkun e një demonstrate qytetare, por që shumë shpejt falë pjekurisë qytetare të banorëve të Tiranës, u braktis prej tyre, duke dekonspiruar edhe para syve të më skeptikut thelbin e asaj që panë të shfaqet turpshëm para syve të tyre, përbën atentatin më të rëndë ndaj paqes sociale dhe sigurisë që aspirojnë qytetarët e këtij vendi”, vijoi ai.

Deputeti demokrat, Bode, tha se dje vendi përjetoi atentatin më të rëndë në aspiratat e tij për integrim dhe zhvillim. “Shqiptarët panë me sytë e tyre dhunën e verbërisë pushtore të Edvin Kristaq Ramës, në aktin e tij më ekstrem për të rënuar perspektivën e tyre ekonomike, për të bllokuar investimet në proces aq të nevojshme, të brendshme e të huaja, pas dështimit në thirrjet e tij prej afro dy vjetësh për falimentim bankash, për krizë ekonomike, për skenarë greke në ekonominë tonë etj. Endrra e tij për destabilitet përmes ekonomisë gjeti udhën dje përmes dhunës ekstreme të ditës së djeshme që rezultoi të jetë njëkohësisht dhe dështimi i tij përfundimtar.” përfundoi Bode. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-01-22 17:21
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›