Buzek e Kukan: Dhuna zile zgjimi për politikën
“Në emër të Parlamentit Evropian, shpreh keqardhje të thellë për humbjen e jetëve në Tiranë dhe bëj thirrje për qetësi e vetëpërmbajtje ndaj të gjitha palëve”, tha Buzek në një reagim për shtyp.
Sipas tij, humbja e jetëve duhet të jetë një zile zgjimi për politikën shqiptare. “Humbja e pavend e jetëve të pafajshme, dje në Tiranë, duhet të jetë një zile zgjimi për të gjithë udhëheqësit politikë shqiptarë që përfundimisht të kapërcejnë qorrsokakun politik me anë të mjeteve paqësore, demokratike dhe kushtetuese, në mënyrë që të punojnë së bashku për një Shqipëri Demokratike, të stabilizuar e të begatë dhe për një të ardhme evropiane për qytetarët e saj”, vijon mesazhi i presidentit të PE-së.
Dhuna është dënuar edhe nga kreu i delegacionit të PE-së për Evropën Juglindore, Eduard Kukan, i cili ka kërkuar nga klasa politike shqiptare që të gjejë gjuhën e përbashkët. “Dënoj me forcë dhunën që u ushtrua në Tiranë gjatë demonstratës. Politikanët të angazhohen për dialog në mënyrë që të kapërcejnë krizën. Në këtë moment kritik, politikanët duhet të tregojnë pjekuri”, ka thënë Kukan.
Keqardhje për dhunën dhe vrasjet shprehu edhe zëvendëspresidenti i PE-së, njëkohësisht anëtar i delegacionit për marrëdhëniet e Shqipërisë me PE-në Giovani Pitela. “Keqardhje të thellë dhe shqetësim të madh për çka po ndodh në Shqipëri”, ka deklaruar ai përmes një telefonate me sekretarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste të Shqipërisë, Taulant Balla. “Prej kohësh kemi denoncuar rrezikun e një përshkallëzimi të mëtejshëm të situatës - komentoi Pitela -, prandaj i kemi kërkuar qeverisë shqiptare të marrë në konsideratë kërkesat dhe denoncimet e opozitës për zgjedhjet e kaluara, si dhe vendosjen e rregullave të qarta për të ardhmen. Klima aktuale në Shqipëri, e përkeqësuar edhe nga akuzat për korrupsion, sigurisht që nuk ndihmon në integrimin evropian të këtij vendi”.
“Megjithatë Parlamenti Evropian i qëndron pranë miqve shqiptarë”, theksoi ai. “Këtë e tregoi së fundmi me liberalizimin e vizave, si dhe me miratimin e një rezolute ku kërkohet një procedurë e cila, përveçse garanton siguri të plotë të kushteve zgjedhore, paraqet për maxhorancën dhe opozitën rregulla të qarta dhe garanci demokratike për të gjithë”, shtoi, njoftoi zyra për shtyp e PS-së.
/S.Lleshi/Start/
2011-01-22 17:19