E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode: Qytetarët do të bëjnë deklaratën e të ardhurave

Gjatë një deklarate në një emision televiziv, ministri Bode theksoi se projektligji për deklarimin e të ardhurave do të kalojë pa snjë jave në parlament. Ministri Bode bëri të ditur edhe qëndrimin e Këshillit të Ministrave ndaj kërkesës së biznesit për amnistinë fiskale.

“Vendi ka nevojë për aministi të plotë, që të dalim nga periudha e gjatë e tranzicionit. Kushtet e debatit të pafund politik na kanë lënë pa mundësi diskutimi edhe me opozitën”, u shpreh Bode.

Lidhur me rritjen ekonomike, Bode theksoi se nga vlerësimet e bëra, do të ketë një rritje 4 deri në 4.5 përqind.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›