Greqia merr kredi me vlerë 2 miliardë euro

Greqia do të marrë një kredi me vlerë dy miliardë euro nga Banka Evropiane e Investimeve (EIB) për realizimin e projekteve operative sipas linjës së Kornizës Strategjike Kombëtare për Zhvillim (ESPA).
Lajmi bëhet i ditur nga gazeta greke ''To Vima'' e cila saktëson se ''Huaja do të jetë me një afat 25-vjeçar, ndërsa kamata do të jetë mes dy dhe katër %''.
Ministri grek i Financave, Jorgos Papakonstantinu përshëndeti marrëveshjen me EIB-në duke nënvizuar se kjo ishte shenjë besimi ndaj ekonomisë greke dhe ndaj qeverisë për shkak të përpjekjeve të saj për daljen e vendit nga kriza.
Një pjesë e huasë më të madhe të marrë ndonjëherë nga Banka Evropiane e Investimeve,do të shkojë për financimin dhe rehabilitimin e rrjetit hekurudhor si dhe për projekte në sferën e burimeve ripërtëritëse energjetike.