Rritja e pensioneve, si po aplikohet
02/07/2010 Nga dje, të gjithë pensionistët kanë marrë pensionet e rritura sipas masës përkatëse
Ja përfitimet për çdo kategori. Kush nuk i tërheq, nuk humbet të drejtën për shtesat
Të gjithë pensionistët duke filluar nga dita e djeshme kanë mundur të tërheqin pensionet e tyre me rritjet përkatëse, sipas vendimit të Qeverisë për rritjen e pagave. Instituti i Sigurimeve Shoqërore ka vendosur në dispozicion të realizimit të këtij procesi të gjithë ekspertët e tij, çka ka bërë të mundur që pensionistët në të gjithë vendin të marrin bashkë me pensionin edhe shtesat përkatëse. Burime nga ISSH-ja bënë të ditur dje se procesi ka vijuar normalisht dhe të gjithë pensionistët mund ta tërheqin atë në datën e caktuar të marrjes së pensionit. Nga vendimet e para dy ditëve të Këshillit të Ministrave përfitojnë rreth 560 mijë persona në të gjithë vendin, ndërkohë që rritja varion nga 6 për qind për pensionet minimale në qytete, 4 për qind për pensionet maksimale po në qytet, si dhe 10 për qind për pensionet e fshatit. Ashtu si vitet e tjera, edhe këtë herë në rritje janë përfshirë edhe skemat suplementare që janë ish-ushtarakët, policët, minatorët apo edhe skema të tjera. Rritja e re, përveç se synon shtimin e të ardhurave të pensionistëve, ka si qëllim edhe barazimin e pensioneve të fshatit me ato të qytetit. Pikërisht ky është edhe shkaku që kjo kategori përfiton rritjen më të madhe në përqindje. Sipas skemës së re të rritjes, që do parashikohet të aplikohet nga 1 korriku, pensioni i plotë minimal i qytetit realisht do të rritet 4 për qind ose në masën 410 lekë në muaj, por kësaj rritjeje i shtohet edhe një kompensim në masën 200 lekë, çka e çon nivelin e shtesës në masën 610 lekë. Duke përfshirë këtu edhe kompensimet, kjo masë pritet të arrijë në nivelin 12840 lekë. Ndërkohë, pensionet maksimale të plota të qytetit do të rriten në masën 4 për qind, çka do të thotë një rritje prej 820 lekësh në muaj, dhe si pasojë të ardhurat mujore do të kapin nivelin e 21880 lekësh. Ashtu siç është vepruar edhe gjatë viteve të kaluara, pritet që kjo rritje të mos cenojë kompensimet e ndryshme që përfitojnë pensionistët. Kështu, të gjithë pensionistët pa përjashtim, përveç rritjes së re të vitit 2010, do të vazhdojnë të përfitojnë edhe kompensimet e përfituara me vendime të veçanta të qeverisë. Sipas kësaj skeme rritjeje, do të procedohet edhe për pensionet e fshatit. Kjo kategori pensionistësh do të përfitojë rritjen më të lartë në masën 10 për qind. E përkthyer në vlerë monetare do të thotë një rritje prej rreth 636 lekësh në muaj. Kështu, pas kësaj rritjeje, pensioni i plotë i pleqërisë në fshat do të arrijë në masën 7870 lekë në muaj. Vendimi për rritjen e masës së përfitimit për këto kategori do të pasohet me rritje të tjera të diferencuara edhe përgjatë viteve të ardhshme, deri në momentin e barazimit të masës së pensioneve ndërmjet fshatit e qytetit.