E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode: Rama kerkon destabilizim politik te vendit

Edi Rama po punon kunder interesave te shqiptareve dhe po kerkon me cdo kusht, bllokimin e integrimit te vendit. Ky ishte qendrimi qe mbajti dje nga Pogradeci, ministri i Financave, njekohesisht Sekretari i Pergjithshem i Partise Demokratike, Ridvan Bode. Ai theksoi se Edi Rama eshte njeriu qe nuk mund te kuptoje dhe ndjeje dhimbjen e mijera familjeve te ndara nga emigracioni, te cilat presin dhe kerkojne liberalizimin e vizave. "Edvin Rama shikon familjet shqiptare dhe kombin shqiptar, thjesht si sherbetore te interesave te tij personale. Njeriu qe nuk ka familje, njeriu qe dhunon gruan ne menyre publike, e zhvesh lakuriq neper plazhet e botes, njeriu qe akuzon gruan e pare se femijen e vet e ka me te atin. Ai qe s'ka mundur dot kurre te ngreje familje per veten e tij, nuk mund te mirekuptoje, nuk mund te ndjeje dhimbjen e mijera familjeve shqiptare", tha Bode. Sipas Bodes, ne veprimet e Rames qendron thelbi i aleances mafioze-politike, e cila ne momentet me te mbara per Shqiperine dhe shqiptaret kerkon me cdo kushte te bllokoje proceset e integrimit dhe liberalizimit te vizave permes krijimit te nje situate anormale politike, permes perpjekjeve per te destabilizuar politikisht dhe nga pikepamja sociale gjithe vendin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›