Gjermeni: "Topalli ka trazuar shpirtrat e te gjithave grave"
"Zonja Topalli ka trazuar dje shpirtrat e te gjithave grave, (jam e bindur se jo vetem te grave) pavaresisht bindjeve politike, kur tha se e vetmja verejtje qe kishte per fjalimin e dhunshem te kryeministrit, ishte qe ai fjalim nuk qe mbajtur me pare". Ky ka qene qendrimi i deputetes socialiste, Eglantina Gjermeni, vetem ne dite pas akuzave te kryeparlamentares. Sipas saj, kryeministri cenoi ne nje fjalim te vetem, gjyshe, nena, gra, e vajza duke i dhunuar ato pikerisht ne Ditet Kunder Dhunes Gjinore, keto dite qe perkujtohen ne mbare boten, duke e konsideruar kete dhune si shkelje te te drejtave te njeriut. "Mjafton kaq, per te kuptuar se angazhimi i kryeparlamentares kunder dhunes ndaj grave, nuk eshte nje perpjekje reale per ta parandaluar edhe luftuar kete dhune. Vete dhuna e shprehur ne institucione ne vetvete, eshte edhe nje faktor qe ndikon ne nxitjen e dhunes ne shoqerine shqiptare",-tha Gjermeni. Ajo nenvizoi se "shkelja e etikes parlamentare edhe perligjja e saj ne emer "te tempullit te se vertetes", e njollosin kete institucion edhe perligjin faktin se me shume se gjysma e shqiptareve nuk e gjejne veten te perfaqesuar aty. Sot me shume se dje jemi te bindur, se kauza jone eshte e drejte!"