Fier, zjarr në ullishte, vdes 67- vjeçari nga asfiksimi
Një zjarr i rënë në një ullishte në Fier i ka shkaktuar vdekjen një të moshuari. Ngjarja është regjistruar pasditen e sotme në Margëlliç, ku shtetasi Elmaz Leka, 67 vjeç ka gjetur vdekjen si pasojë e asfiksimit nga tymi pas zjarrit të rënë në ullishte.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po hetojnë në lidhje me shkaqet e zjarrit, i cili u bë shkak edhe i vdekjes se të moshuarit.