Bode: S`ka shpërblime për pensionistët

Ministri i Financave Ridvan Bode ka deklaruar sot se qeveria nuk do të japë asnjë shpërblim për pensionistët këtë fundvit dhe kjo sipas tij për shkak të situatës financiare.
Sipas tij shpërblime do të ketë vetëm për punonjësit e administratës të cilët do të marrin një shumë prej 10 mijë lekësh.
Ndërkohë ministri i Financave pranoi se me amnistinë fiskale nuk u arritën synimet dhe theksoi se qëndrimi i opozitës u bë pengesa kryesore.
“Amnistia fiskale nuk u propagandua si duhej dhe nuk u arriten synimet. Kundërshtimi i opozitës solli dështimin.”- deklaroi Bode.
Më tej kreu I financave ka theksuar se ditët e fundit ka pasur fluks të aplikimeve për amnistinë fiskale ndërsa rikujtoi se afati i fundit për këtë process është data 30 dhjetor.