Makinat, sa taksë do paguajmë
08/12/2011 Automjetet e përdorura me vjetërsi deri në tre vjet, nuk i paguajnë këto taksa
Kur bëhet kolaudimi, taksa sipas formulës për makinat me benzinë dhe ato me naftë
Para se të bëjnë kolaudimin vitin e ardhshëm të gjithë drejtuesit e automjeteve duhet të paguajnë taksat e reja. Taksa e re llogaritet sipas llojit të karburantit që përdorin, naftë ose benzinë. Taksa e re do të jetë e shtrirë në vite, ndaj edhe shuma që do paguhet do të jetë disa herë më e ulët nga taksa ekzistuese. Mënyra e re e taksimit favorizon të gjithë ata persona, të cilët zotërojnë një mjet të ri dhe me cilindrat të vogël. Sipas përllogaritjeve për disa kategori makinash, taksimi i ri ka si bazë dhe vitin e prodhimit, cilindratën dhe llojin e karburantit që djegin. Formula e re përcakton që makinat me më pak se tre vite prodhimi nuk paguajnë taksë, ndërsa për ato mbi këtë moshë taksa është e përshkallëzuar.
Shembujt për taksat
Një automjet që funksionon me benzinë dhe ka një cilindratë 1400 centimetër i prodhuar para 2008-ës kub do të paguajë nga 5 mijë deri në rreth 10 mijë lekë. Më shumë do të paguajë një mjet me kubaturë më të madhe. Për një automjet me benzinë me cilindratë 1 800, taksa vjetore varion nga 6 mijë e 400 deri në 11 mijë e 800 lekë. Më shumë do të paguhet për automjetet me naftë. Kështu për cilindratë 1400, duke përjashtuar mjetet e reja deri në tre vite prodhimi, taksa nis nga 6 mijë e 300 lekë. Për një automjet me cilindratë 2000 po me naftë pagesa nis nga 9 mijë lekë dhe rritet për çdo vit vjetërsi me 500 lekë. Taksa e qarkullimit të mjeteve të përdorura paguhet çdo vit sipas formulës: Cilindrata në cm3 x koeficienti sipas vjetërsisë x taksa fikse për llojin e karburantit (Taksa fikse për llojin e karburantit është 25 lekë për naftën dhe 20 lekë për benzinën. Koeficientet për vjetërsinë, për tri vitet e para janë 0, më pas bëhen 0.18 dhe rriten me 0.02 për 10 vitet e para. Pas vitit të dhjetë, koeficienti rritet me 0.04).
Kush përjashtohet
Udhëzimi i Ministrisë së Financave lidhur taksën e makinave saktëson se janë edhe një sërë kategorish që përjashtohen nga pagesa e këtij detyrimi. Së pari, janë mjetet në pronësi të ambasadave apo organizatave ndërkombëtare ato që nuk kanë detyrimin të paguajnë taksën vjetore të makinës. Së dyti, janë personat fizikë ose juridikë, të cilët deklarojnë, brenda muajit janar të vitit në vazhdim, se nuk do të qarkullojnë me mjetet në pronësi të tyre, ose do të dalin përfundimisht nga qarkullimi dhe dorëzojnë pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor targën dhe lejen e qarkullimit të mjetit”. Po kështu edhe mjetet që janë të bllokuara me vendim të gjykatës nuk e paguajnë taksën për kohën që nuk kanë qenë në qarkullim. Një tjetër kontingjent që përfiton duke mos paguar taksën është ai i invalidëve dhe veteranëve. “Autoveturat tip 4+1 vende dhe me cilindratë jo më shumë se 2500 kubikë, kur këto mjete kalojnë në zotërim të invalidëve e të veteranëve të luftës kundër pushtuesve nazifashistë të popullit shqiptar, invalidëve të punës, të verbërve, invalidëve paraplegjikë dhe tetraplegjikë që e fitojnë këtë status në bazë të ligjeve përkatëse dhe përdoren vetëm për nevojat e tyre personale dhe jo për veprimtari private”, përcakton udhëzimi. Sipas statistikave, numri total i mjeteve të reja me 0 km të regjistruar gjatë vitit 2010, është 3354 automjete dhe 1986 motomjete.