E Diel, 1 Nëntor 2026

Bode Vonesa 4 ditore e buxhetit per shkak te eurobondit. PS spekulon ky eshte projekti me social i njohur ndonjehere ne vend

10-11-2010 / Gazeta 55

Ministri i Financave i pergjigjet reagimeve te opozites ne Komisionin e Ekonomise


Ministri i Financave Ridvan Bode i ka dhene pergjigje sot pretendimeve te PS-se lidhur me afatet e mberritjes se buxhetit ne Kuvend si dhe prirjen sociale te buxhetit te shtetit per vitin 2011-te. Kreu i Financave sqaroi se vertete ka nje vonese prej 4 ditesh ne miratimin e buxhetit dhe kjo u kushtezuar nga Eurobondi pasi ka nje rregull qe respektohet ne menyre rigoroze. Sipas tij ne momentin kur je ne treg dhe ke dale per eurobondin nuk te lejohet as te flasesh me as per shifra dhe as te publikosh me shifra apo te japesh konsiderata. Ne Shqiperi ndodh ajo qe ndodh qe ne diten qe vendi del ne treg mediat jane te interesuara qe nga mengjesi deri ne darke te bejne analiza per borxhin publik per deficitin. Dhe ne fakt nuk arriten asgje dhe moren pergjigje pasi eurobondi u arrit me interes 7.5 . Rregulli u respektua nga qeveria. U respektua ne menyren me rigoroze edhe nga FMN-ja misioni i se ciles erdhi dhe punoi 2 jave me buxhetin dhe tha se nuk di se cfare shifrash ka buxheti. Sepse ekziston nje rregull dhe te gjithe vendet e dine se ka disa limite ne publikimin dhe deklarimin e disa gjerave. Ne kete kuader pra u krijua dhe vonesa. Buxheti ishte hartuar me heret. Ju e dini se qe me date 26 kur kishte ardhur FMN-ja ne e kishim mbaruar buxhetin por pritem zhvillimet- u shpreh ministri i Financave. Bode tha se krahasuar me ekonomiet evropiane dhe ato boterore ekonomia shqiptare paraqitet me ritme optimiste. Por si do jete reagimi i tregjeve rajonale dhe globale ne vitin 2011 Bode tha se ende ka analiza ka parashikime. Disa prej tyre jane optimiste disa pesimiste. Sigurisht qe dhe me FMN-ne kjo eshte e gjithe diferenca qe ekziston. Kete une e kam thene edhe ne prezencen e z. Bell. Per vitin 2010 FMN-ja dha nje parashikim per rritje ekonomike prej 2 ne themi dhe kemi te gjitha te dhenat qe rritja eshte 4 . Pra eshte dyfish. Edhe per vitin 2011 ne kemi parashikim te ndryshem 5.5 dhe duhet te ndertojme skenare qe cojne ne kete nivel. Perballe ketij skenari qe theksoj se nuk eshte optimist apo konservator por eshte nje skenar qe mban aktiv buxhetin dhe politikat e tij ne raport me ekonomine. Edhe per kete skenar te mesem ne kemi programuar kontigjenca qe shkojne ne 1.2 te PBB-se dhe nuk eshte perfshire ne buxhet programi i investimeve strategjike. Sigurisht qe do te vijme ne korrik ne Kuvend dhe do te sjellim buxhetin e rishikuar me objektiva te tjera me permiresime te tjera- deklaroi ministri Bode. Lidhur me deficitin ai tha se qeveria e ka planifikua ne shifrat 3.5 . Nevoja per te mbeshtetur programin e investimeve publike infrastruktures kombetare dhe rajonale tha Bode na detyron ta mbajme deficitin ne kete nivel. Do te deshironim qe kur te vijme per rishikimin e buxhetit deficiti te jete nen kete objektiv si pasoje e permiresimit te situates financiare dhe treguesve financiare te buxhetit- vijoi ai. Per politikat sociale ministri i Financave vuri ne dukje se nuk eshte e vertete qe ne kemi nje terheqje ndaj ketyre politikave. Jemi vendi qe ka mbeshtetjen me te madhe per politikat sociale ne rajon. 10.3 e PBB-se eshte fatura sociale ne kete buxhet nderkohe qe ka qene 7.7 ne vitin 2005. Kjo i dedikohet politikave agresive te qeverise per rritjen e pensioneve ndihmes ekonomike per permiresimin e nje sere pagesash qe jepen per kategori te caktuara sociale ne nevoje si dhe per rritjen e fatures se sigurimeve shendetesore rimbursimin e ilaceve dhe te tjera te cilat e cojne faturen sociale pa shpenzimet ne arsim dhe shendetesi por vetem asistim i buxheteve familjare ne 10.3 te PBB-se. Pra me shume se 1/3 e buxhetit qe diskutojme sot eshte buxheti social- garantoi ministri i Financave. Lidhur me pretendimet e opozites per transparencen e buxhetit ministri Bode solli ne vemendje se procesi i buxhetimit eshte ne standartet me te larta ne rajon. Keni analizen e BB-se lidhur me procedurat dhe standardet e buxhetimit. Ka qene angazhimi i ketij institucioni dhe disa qeverive europiane qe kane mundesuar kalimin e procesit te buxhetimit ne Shqiperi ne standardet me te larta. Ajo qe ju permendni eshte nje konsiderate e OJF-ve qe lidhen me perpunimin e opinionit publik dhe jo me standardet- theksoi Bode duke iu drejtuar perfaqesuesve te opozites ne komisionin e perhershem parlamentar te Ekonomise dhe Financave.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›