E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministri i Jashtem italian Fratini Vizat jo dhurate merite e reformave te qeverise shqiptare

10-11-2010 / Gazeta 55

Ndonese dy vjet me pare mberriti ne Tirane ne cilesine e zv/Presidentit te Komisionit Europian per ti hapur driten jeshile dialogut politik Shqiperi ndash Bashkimi Evropian per liberalizimin e vizave tani shprehet i kenaqur qe vendi yne arriti ta permbylle me sukses kete proces. Nepermjet nje mesazhi video ministri i Jashtem italian Franko Fratini ka uruar qeverine shqiptare per kete arritje qe sic tha nuk eshte nje dhurate e Brukselit por nje rezultat i bazuar ne punen e autoriteteve shqiptare. Mendoj se Shqiperia e meritonte ky rezultat nuk eshte nje dhurate e Evropes por nje rezultat te cilin autoritetet shqiptare e kane merituar me punen dhe me bashkepunimin me Evropen. Urime te gjithe miqve shqiptare per kete sukses te cilin e keni merituar qeverise shqiptare kryeministrit Berisha dhe te gjithe atyre qe kane dashur te arrijne bashkarisht kete rezultat te madh- u shpreh ministri Fratini. Duke nenvizuar faktin se Italia ka perkrahur dhe inkurajuar pa rezerva Shqiperine ne arritjen e ketij objektivi ministri i Jashtem Italian shprehu bindjen se Shqiperia shume shpejt do te behet pjese e familjes europiane.
Jam i sigurt se ky rezultat do te afroje akoma me shume Shqiperine me Bashkimin Evropian. Qe te mos jete fundi i nje rruge por nje etape e ndermjetme. Duam te shohim Shqiperine ti bashkohet sic ka bere mbas anetaresimit ne NATO edhe familjes se madhe te Bashkimit Evropian. Sic dihet ne mbeshtesim anetaresimin ne BE- deklaroi kryediplomati italian.
Ministri i Jashtem Italian e mbyll mesazhin e tij duke ftuar te rinjte shqiptare te vizitojne Italine si dhe te ndjekin studimet ne universitetet e vendit fqinj per tu ndjere me afer sic tha ai me nje vend mik si Italia.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›