Drejtori per Zgjerimin e BE Mirel Kuvendi rol te rendesishem ne integrimin e vendit miratimi i ligjeve kriter kyc

Drejtori per Zgjerimin per Ballkanin Perendimor ne Komisionin Evropian Pierre Mirel vleresoi sot kuadrin ligjor te miratuar nga Kuvendi i Shqiperise pavaresisht bojkotit 1 vjecar nga opozita. Gjate nje takimi te zhvilluar sot me kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli Mirel vleresoi punen qe eshte bere ne Kuvend dhe ne menyre te vecante konsideroi si sukses miratimin e ligjeve lsquoPer konfiskimin e aseteve te grupeve kriminale apo ligjin Antimafia ligjin Kunder diskriminimit dhe ne teresi kuadrin ligjor te miratuar kunder korrupsionit dhe krimit te organizuar. Kryetarja e Kuvendit u shpreh se heqja e vizave ishte prioriteti i punes se Kuvendit dhe i saj. Plotesimi i kushteve per te arritur kete ishte axhenda e Kuvendit te Shqiperise. Pavaresisht nga sfidat qe ka patur Kuvendi dhe nga veshtiresite e krijuara nga bojkoti me durim dhe vullnet te palekundur bashke me shumicen e deputeteve eshte arritur qe gjate nje viti te miratohen 300 ligje vendime dhe rezoluta te cilat kane bere te mundur qe 27 vendet anetare te Bashkimit Evropian te vendosin ne menyre unanime heqjen e vizave per shqiptaret- u shpreh ai. Axhenda e Kuvendit- theksoi kryeparlamentarja Topalli do jete konsolidimi i arritjeve dhe miratimi i ligjeve e reformave te tjera te nevojshme per vendin.
...