E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode dhe Fullani ne Uashington per deficitin

Projektbuxheti i vitit 2011 duhet te kishte kaluar me kohe ne qeveri por ardhja e misionit te Fondit Monetar Nderkombetar ne fund te ketij muaji e shtyn miratimin e tij.

Ekspertet e Ministrise se Financave jane ne pritje te grupit negociator te FMN-se dhe nuk mund te hedhin asnje hap para ndersa mbetet pezull niveli i deficitit buxhetor qe do te vendosin per vitin 2011.

Gazeta Shqip meson faktin se jane zhvilluar takime intensive ne Uashington SHBA mes pales shqiptare te perfaqesuar nga ministri dhe zevendesministri i Financave guvernatori i Bankes se Shqiperise dhe drejtori i Borxhit me drejtuesit me te larte te FMN-se te perfaqesuar nga z. Portugal.

Gjate takimeve zyrtaret e FMN-se jane njohur me situaten financiare ne vend dhe mesohet se kane mbetur te kenaqur me vendimin e qeverise per ta ulur deficitin buxhetor 2010 ne nivelin 3.1 per qind nga 3.5 per qind qe e kishte kerkuar shefi i misionit Gerwin Bell.

Ajo qe mbetet ende e paqarte lidhet me faktin e situates makroekonomike dhe parashikimeve per vitin 2011 rreth rritjes se Prodhimit te Brendshem Bruto PBB ne baze te te cilit do te zbatohet plani i shpenzimeve dhe te ardhurave ne buxhet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›