Makina perplaset me trafikndaresen humbasin jeten dy vellezer
DURRS- Dy vellezer kane mbetur te vdekur ne nje aksident rrugor qe ndodhi mengjesin e sotem ne Durres. Ngjarja ndodhi ne afersi te Sukthit nderkohe qe viktimat jane Arber dhe Mariglen Bezati 22 dhe 28-vjec. Sipas te dhenave te para nga vendi i ngjarjes vellezerit ishin ne makinen qe drejtohej nga 29-vjecari Olsi Simsia i cili duhet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe u perplas me trafikndaresen.
Vellai I vogel gjeti vdekjne e menjehershme nderkohe 28-vjecari nderroi jete ne spital pasi nuk mundi te shpetonte dot prej plageve te marra si pasoje e aksidentit.
Drejtuesi I mjetit ka mbetur gjithashtu i plagosur. Policia eshte duke hetuar per shkaqet e ngjarjes por nga te dhenat e para ne vendngjarje dyshohet se aim und te jete shkaktuar nga humbja e kontrollit te drejtimit te mjetit si pasoje e lageshtires dhe shpejtesise se larte.