E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marku PS kerkon me cdo kusht pushtetin

Deputeti demokrat Mark Marku ka deklaruar se opozita e majte vuan nga deshira per te ardhur ne pushtet.

Duke folur ne emisionin Shqip ne Top Channel Marku eshte shprehur se per te arritur kete qellim PS ka hequr dore nga rruget ligjore dhe ka zgjedhur dhunen dhe protestat.

Opozita eshte e kushtezuar vetem nga nevoja per te ardhur ne pushtet. Une mendoj se opozita nuk mund te vije ndryshe ne pushtet vecse duke qene institucionale dhe duke iu nenshtruar nje pergjegjesie politike ka pohuar Marku.

Deri tani opozita shqiptare nuk ka treguar asnje akt pergjegjesie. Ka organizuar protesta greva dhe ka bere thirrje per rrezimin e qeverise me dhune. Ne kete menyre PS mund te fitoje simpatine e militanteve por nuk arrin te fitoje simpatine e shqiptareve per ta mbeshtetur per te ardhur ne pushtet ka nenvizuar ai.

Sipas tij nese PS me kryetarin e saj Edi Rama do te kerkonte me te vertete transparence atehere ajo do ti drejtohej gjykates dhe jo asaj pale qe e akuzon se ka bere grabitjen.

Nese do te donte me te vertete transparence PS sdo te kishte bere gjithe kete zhurme por do ndiqte procedurat. Kjo qe ajo ben tani eshte absurde. Gjeja e pare qe duhet bere eshte ti drejtohesh gjykates. Nuk mund ti drejtohem une per transparence nje njeriu qe me ka grabitur mallin ka shtuar Marku.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›