Bode firmos grantin 5,1 milione euro
Per te harmonizuar politikat e integrimit dhe zhvillimit te vendit, qeveria shqiptare ka marre nje grant prej 5,1 milione eurosh nga Banka Boterore. Marreveshja eshte nenshkruar nga ministri i Financave, Ridvan Bode dhe nga perfaqesuesja e Bankes Boterore ne Shqiperi, Camile Naomah. Sipas ministrit te Financave, Bode, ky sistem eshte nje kuader i gjere i planifikimit dhe monitorimit, i cili synon te siguroje qe politikat kryesore te qeverise dhe proceset financiare te realizohen ne menyre te integruar. Granti ka nje vlere te pergjithshme prej 5,14 milione eurosh dhe bashkefinancohet nga qeveria e Mbreterise se Bashkuar me nje shume prej 2.21 milione euro, qeveria e Holandes, 1 milion euro, Komisioni Evropian, 1 milion euro, Bashkepunimi Austriak per Zhvillim 500000 euro, qeveria e Suedise nepermjet SIDA-s, 430000 euro. Dy donatore te tjere jane qeveria e Italise ne shumen 272000 euro dhe qeveria e Zvicres me 40000 euro do japin kontributin e tyre ne muajt ne vazhdim. Shuma e pergjithshme e grantit pritet te jete 5,85 milione euro. Nder proceset kryesore jane Strategjia Kombetare per Zhvillim dhe integrim (SKZHI), e cila percakton qellimet afatmesme deri afatgjata te Qeverise shqiptare dhe strategjite sektoriale, si dhe Programi i Buxhetit Afatmesem (PBM), i cili i kerkon cdo ministrie te pergatise nje plan 3-vjecar me rezultatet e pritshme te programit per realizimin e objektivave te politikes dhe qellimet brenda kufirit te percaktuar te shpenzimeve per ministrine, sic eshte percaktuar ne planin fiskal te qeverise.