E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bonot e privatizimit, kerkesa ne rritje

Blerina Hoxha
Vlera e bonove te privatizimit ne tregun e lire keto muajt e fundit ka njohur vetem rritje. Dje ato jane blere nga 6,5 per qind per shumat e vogla dhe deri ne 7% per shumat e medha. Dy muaj me pare, ato u shiten me rreth 5 per qind. Tregtaret e tyre pohojne se, vlera e bonove eshte ne rritje, per shkak te rritjes se kerkeses per to, e nxitur se fundmi nga privatizimi i Albtelekomit dhe perfshirja ne kete proces e punonjesve nepermjet bonove te privatizimit. Nje bono privatizimi me vlere 100 mije leke blihet per 6,5-7 mije leke. Pavaresisht vleres qe kane marre ne treg ditet e fundit letrat me vlere, perdorimi real i tyre ne privatizimin e prones publike ende nuk ka marre forme te qarte. Qeveria premtoi ne fund te vitit 2005, se do te hartonte nje platforme te posacme per menyren e perdorimit te bonove te privatizimit, te sanksionuar me ligj te vecante. Ministria e Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes ka pergatitur projektligjin per privatizimin e ndermarrjeve shteterore, pjese e te cilit do te jete edhe aktivizimi i letrave me vlere. Perdorimi i letrave me vlere ne procesin e privatizimit do te gjykohet sipas rastit, jane shprehur ekspertet e privatizimeve. Perfshirja e publikut ne privatizime do te varet krejtesisht nga gjendja e ndermarrjeve dhe hidrocentraleve qe do te perfshihen ne kete proces. Ne rast se ndermarrja qe do privatizohet ka nje gjendje te renduar ekonomike dhe kerkon shume financime, futja ne pune e bonove te privatizimit do te jete e pamundur, shpjegojne eksperte ne Ministrine e Ekonomise. Pra, sipas ketij parashikimi, bonot do te aktivizohen ne ato objekte qe jane ne gjendje te mire pune, si ne rastin e Albtelekomit dhe nuk kane nevoje per shume investime nga ana e atyre qe do t

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›