Bode: Çmimi i tenderit nuk ka asnjë rëndësi
Ministri
Ministri i Financave, Ridvan Bode, ka deklaruar kriteret që janë vendosur me konsulencë ndërkombëtare, 2 muaj pasi qeveria miratoi kriteret. Ndërkohë që, sipas tij, po ndërkombëtarët këshilluan që çmimi nuk ka rëndësi në tender. Dua të theksoj së pari, se lotaria kombëtare e një vendi është një biznes shumë specifik. Është një biznes, i cili synohet dhe është objekt i krimit të organizuar, i pastrimit të parave dhe një sërë fenomenesh të tjera. Dua të nënvizoj se asnjë kriter nuk është shtuar nga pala shqiptare. Të gjitha janë propozime të konsulencës ndërkombëtare. Konsulenti ndërkombëtar është kompania suedeze, QIOT CONSULTING. Ky konsulent që e kemi zgjedhur ne, ka asistuar në procese të tilla, pasi ai asiston vetëm në dhënien e lotarive të licencave kombëtare. Sigurisht që në një aktivitet të tillë delikat nuk është qëllim primar çmimi i licencës, deklaroi Bode 3 ditë më parë. Pjesëmarrja vetëm e dy firmave në një tender të rëndësishëm për një licencë 10-vjeçare tregon për një konkurrencë të kufizuar, e cila është shkaktuar nga kriteret e përcaktuara nga Ministria e Financave. Një tjetër problem që konstatohet është se kompanitë në garë nuk do të konkurrojnë me një ofertë financiare, çka do të thotë se buxheti i shtetit do të humbasë miliona euro. Në vendimin e Këshillit të Ministrave për licencën e lotarisë kombëtare nuk përcaktohet vendosja e një çmimi dysheme, siç ndodh zakonisht në tenderë.
Bode: Çmimi i tenderit nuk ka asnjë rëndësi burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip Nga diktatura në demokraci