Bode ne Korce prezanton kandidatet per Keshillin Bashkiak

Sekretari i Përgjithshëm i PD dhe deputeti i i Korçës Ridvan Bode ka prezantuar grupin e kandidatëve për këshilltarë të këshillit bashkiak të Korçës të koalicionit Aleanca për Qytetarin.
Bode u shpreh se PD nuk do ti japë Korçës vetëm një kryetar të ri bashkie ,por një ekip profesionistësh dhe njerëzish të përkushtuar të cilët do të zhvillojnë dhe transformojnë qytetin. Jo pa qëllim, u shpreh Bode ,në grupin e këshilltarëve të djathtë janë përfshirë personalitetet më të spikatur të këtij qyteti në fusha të ndryshme si arkitektë,profesorë të universitetit të Korçës, intelektualë nga shoqëria civile,si dhe pjesëtarë të komunitetit rom.
Në listën prej 35 emrash të kandidatëve për këshilltarë në këshillin bashkiak të koalicionit të djathtë,është përfshirë edhe emri i kapitenit të ekipit të “Skëndërbeut”, Bledi Shkëmbi.