E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bode, pazar-fushata në Korçë, vota për bashkinë, gola për Skënderbeun

Nga Kledian Lula

kledianlula@yahoo.com

Nëse ka një misionar të klanit SALI, i cili është tepër i ngarkuar këtë muaj, ky është krye-taksidari i Korçës dhe i gjithë Shqipërisë, deputeti ministër Ridvan Bode. Ministri taksidar i pushtetit të piramidave, themeluesi dhe zhvilluesi i Sude-bankave shqiptare, ka marrë përsipër gjatë këtij muaji të mbyllë me fitore dy procese fushatash elektoralo-financiare. Njëra fushatë është ajo që i ka ngarkuar shef Saliu, për të siguruar me çdo kusht fitoren për kryetar bashkie të kandidatit kukull Andrea Mano. Ndërsa fushata tjetër që po zhvillon ministri taksidar i tatimeve Ridvan Bode, ka lidhje me sigurimin e titullit kampion, të ekipit të futbollit Skënderbeu të Korçës.

Ritvani i SALI SUDES, që i njeh mirë punët e fitoreve nëpërmjet menaxhimit të bizneseve dhe parave që hyjnë e dalin në të gjithë rrugët, po lufton që ish-prefektin Andrea Mano ta bëjë kryetar bashkie (të tij), duke përdorur demagogji, premtime, presione mbi biznesin, mashtrime e financime të llojit SUDE. Për ekipin Skënderbeu, Ridvani po punon ti menaxhojë me kulaç e me kërbaç pushteti të gjitha fitoret e ndeshjeve, madje edhe me numër 2 shifror golash, për ta ngjitur krye të tabelës së klasifikimit të futbollit shqiptar, siç ka nxjerrë edhe Shqipërinë në krye të listës së vendeve të BE për mirëqenie të lartë ekonomike.

Pra, ministri i lekëve të shqiptarëve, ose më saktë mbikëqyrësi i bizneseve, synon të shkojë përpara Saliut të PD dhe miqve të pazareve, duke pasur në dorë të dy fitoret: Andrea Manon ta bëjë Qytetarin e parë të Korçës, ndërsa Skënderbeun të bëjë Kampion Futbolli të Shqipërisë. Tek të dy pazar-fushatat, nëse dalin me fitore, ai që fiton, nuk janë ata që Ritvani ka projektuar e financuar për tu shpallur fitues, por ata që duan ti nxjerrin fitues. Pra, nuk fiton Andrea Mano i gjorë, që i është futur si kukull garës për kryetar bashkie të Korçës, dhe që votat po ia mbledh si taksa deputet-ministri i bizneseve. Nuk fiton as ekipi Skënderbeu, golat e fitoreve të të cilët po ia shënon Ridvan Bode me pushtetin që ka në duar. Po kush fiton? Natyrisht, nëse fushatë-pazari i votave të bashkisë do të dalë sipas Skemës Ritvan, atëherë Andrea Mano do të jetë kryetar bashkie, por vetëm në bordero, sepse në fakt punët do ti drejtojë Ritvani sipas skemave që ka planifikuar me grup-bizneset e tij në Korçë e jashtë saj. Edhe nëse Skënderbeun  shpallet kampion, përsëri ai që fiton nuk është ekipi i futbollit, por ekipi Ridvan.

Të dy fushatat, megjithëse njëra është për pushtetin e Korçës dhe tjetra për titullin kampion futbolli të Korçës, në formë dhe përmbajtje janë krejtësisht të njëjta, kanë të njëjtin organizator dhe mekanizëm për tu realizuar. Ministri Ridvan, shefi i taksa-gjobave të bizneseve, i ka projektuar të dyja këto fitore si fushata-pazar, me element bazë sponsorizimet, ryshfetet dhe kërcënimet ndaj bizneseve. Ata që votojnë në 8 Maj 2011 për kryetarin e bashkisë të Korçës, po shikojnë që votat e tyre nuk po orientohen nga programet e kandidatëve, por nga programi i ministrit të financave SALI-SUDE. Ndërsa ekipet që vihen përballë ekipit të futbollit korçar nuk po luajnë në fusha më ekipin e Skënderbeut, por me Ekipin e Ridvanit.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›