Topi takon Kameron Vizat arritje e qytetareve shqiptare

Presidenti i Republikes Bamir Topi ka takuar sot Kryeministrin e Mbreterise se Bashkuar Dejvid Kameron ne kuader te vizites se punes qe po ben ne Mbreterine e Bashkuar.
Gjate takimit presidenti eshte ndaluar ne miratimin e raportit per liberalizimin e vizave nga KE duke e quajtur ate si ngjarjen me te madhe.
Kjo eshte nje ngjarje e madhe nje hap teper i rendesishem per te ardhmen evropiane te Shqiperise dhe realizimin e nje aspirate madhore te qytetareve shqiptare te cileve u takon merita per kete ashtu si dhe politikes institucioneve shqiptare por edhe te gjithe partnereve tane nderkombetare qe na kane mbeshtetur ne kete rrugetim - u shpreh Presidenti Topi.
Nderkohe kryeministri britanik Dejvid Kameron pasi theksoi rendesine e vizites se Kryetarit te Shtetit shqiptar ne Mbreterine e Bashkuar per thellimin dhe forcimin e marredhenieve dypaleshe vleresoi rolin e rendesishem e moderator te Presidentit Topi persa i perket konsolidimit te shteti ligjor te rritjes se paanshmerise dhe pavaresise se sistemit ligjor ne Shqiperi si dhe kontributin e tij personal e institucional ne mbrojtje te Kushtetutes dhe ligjeve te vendit.