Deklarimi i pasurise ILDKP Pasuria e Rames e paster ajo e Priftit me dyshime
Inspektorati i Larte i Deklarimit dhe Kontrollit te Pasurive ka perfunduar kontrollin e mbi 200 zyrtareve. Ne kontroll eshte perfshire kreu i Bashkise se Tiranes Edi Rama si dhe shtetasi Dritan Avllaj. ILDKP-ja pas hetimit ka arritur ne perfundimin se pasuria e Edi Rames eshte ne perputhje te plote me vetedeklarimin e tij. Ndersa ne lidhje me marredheniet qe Dritan Avllaj i njohur si Tan Lepri mund te kishte krijuar me Bashkine e Tiranes ILDKP-ja sqaron se nuk eshte vertetuar asnje prej dyshimeve se ky i fundit ka lidhur kontrata e ka perfituar fonde nga Bashkia e Tiranes. Nga pergjigja zyrtare e Bashkise Tirane rezulton se ky shtetas per te cilin ka pasur diskutime ne media se ka lidhje interesash private me subjektin Edi Rama nuk ka lidhur kontrata dhe nuk ka perfituar fonde publike nga Bashkia Tirane- sqaron ILDKP-e.
Pasuria e Priftit
Ish-ministri Dritan Prifti nje tjeter zyrtar i perfolur nga kontrollet e ILDKP-se rezulton se e ka krijuar pasurine e tij ne baze te veprimeve te paligjshme. Ne perfundim ILDKP-e ka krijuar dyshime te arsyeshme se nga ana e subjektit dhe nga personi i lidhur me te bashkeshortja znj. Meri Prifti jane kryer veprime te kunderligjshme ne menyren e krijimit te pasurive ne rastin e rritjes se perqindjes se aksioneve ne FORTIS 2 sh.p.k. pa dhene asnje kontribut real ne vlere apo ne natyre pervec kapitalit fillestar si edhe ne realizimin e kontrates se shit-blerjes se aksioneve ne kete shoqeri- thuhet ne deklarate.
ILDKP-e sqaron se ish-ministri Prifti eshte gjobitur edhe me 300 mije leke gjobe per konflikt interesi ne emerimin e Rasim Hamzarajt si Anetar i Keshillit Mbikeqyres te OST-se duke qene se ai konsiderohej person i besuar me subjektin pasi kishte ne administrim kapitalet e bashkeshortes se subjektit Prifti- theksohet ne deklarate.
Kontrollet
Sipas ILDKP-se kontrollet per deputeten Albana Vokshi jane ne vazhdim e siper ndersa bashkejetuesi i saj Arjan Tartari eshte gjobitur me 30 mije leke per Refuzim per deklarim me kerkese nga ana e personit te lidhur. Po keshtu ILDKP-e thekson se vazhdojne hetimet edhe per ministren Majlinda Bregu e bashkeshortin e saj Namik Ajazi si personi qe dorezoi formularin e interesave private.
Shkurt////////////////////////////////////////////
Biznesit te vogel rimbursim per kasat fiskale
Biznesit te vogel do tu rimbursohet pagesa per pajisjet fiskale. Komisioni Parlamentar i Ekonomise dhe Financave miratoi dje projektligjin Per disa ndryshime ne sistemin e taksave vendore ku perfshihen rimbursimi i pajisjeve fiskale dhe ndryshime ne taksen per tabelen. Zevendesministri i Financave Alfred Rrushaj u shpreh se kjo do te ule kostot e biznesit te vogel dhe se rimbursimi do te behet ne momentin e pageses se kestit te taksave. Ndersa deputetet e opozites e kane kundershtuar kete projektligj me arsyetimin se po cenohet autonomia vendore dhe buxhetet e ketij pushteti. Sipas relacionit efekti financiar per pushtetin vendor qe rrjedh nga ky projektligj eshte 2.3 miliarde leke. Ndryshimet parashikojne rimbursimin e bizneseve te vogla deri ne 44 mije leke dhe per shoqerite e transportit deri ne 30 mije leke. Opozita ka kundershtuar fort keto ndryshime. Deputetja socialiste Mimi Kodheli tha se kjo do te thoshte falimentim i bashkive dhe komunave. Kodheli nenvizoi se rimbursim per Bashkine e Tiranes do te thote 65 ulje te te ardhurave ndersa per bashkite e tjera 100. Vlera e rimbursimit per kasat do zbritet nga taksat vendore qe paguan cdo biznes. Komisioni ka miratuar ne fund vetem me votat e maxhorances projektligjin qe synon rimbursimin e kasave fiskale pasi deputetet e opozites e kishin braktisur ate.
Lojerat e fatit Komisioni i Ligjeve miraton ndryshimet
Komisioni Parlamentar i Ligjeve miratoi dje nen per nen ndryshimet ne projektligjin Per Lojerat e fatit. Ndryshimet ne kete ligj jane propozuar nga Njesia e Mbikeqyrjes se Lojerave te Fatit dhe jane te lidhura me problematikat e hasura gjate zbatimit te tij. Ndryshimi kryesor i propozuar eshte kalimi nga tatimi 5 per qind mbi xhiron ne tatimin 25 per qind mbi fitimin cka sipas eksperteve te Ministrise se Financave do tu vije ne ndihme operatoreve te lojerave te fatit. Projekti i paraprin procesit te zbatimit te nje sistemi unik te fiskalizimit te lojerave te fatit ne kohe reale. Nje nder ndryshimet kryesore eshte tatimi mbi bastet sportive. Po ashtu ndryshimet rregullojne edhe kuadrin ligjor qe i paraprin hapjes se gares dhe te licencimit te subjektit qe do te organizoje lotarine kombetare. Me qellim mbrojtjen e individeve qe behen pjese e lojerave te fatit propozohet qe makinat elektronike te kene opsion gjuhen shqipe. Lojerat e fatit po njohin nje zhvillim dhe perhapje te jashtezakonshme vitet e fundit ne Shqiperi. Ndryshimet nen per nen ne kete projektligj nisen te diskutoheshin qe javen e shkuar ne Komisionin Parlamentar te Ligjeve por per shkak te debateve te ashpra mes dy deputeteve te ketij komisioni deputetit te PD-se Edi Paloka dhe atij te PS-se Sajmir Tahiri mbledhja u nderpre. Projektligji pritet te kaloje te enjten per miratim ne seance plenare.
3 Nentor 2010