Bode:Ikja e CEZ lajm jo i mirëpor s'rrezikojmë për hir të emrit
Të tjera rreth shkrimit Administrator shtetëror për menaxhimin e CEZ CEZ njofton në “Financial Times” shitjen e pronave Ja konfliktet e fundit CEZ-Qeveri
TIRANE - Ministri i Financave deklaron se largimi i kompanisë energjetike CEZ nuk është lajm i mirë por filiali në Shqipëri nuk respektoi kontratën.
“CEZ nuk arriti të plotësonte kushtet. Nuk është lajm i mirë largimi i një investitori të madh në fushën e energjetikës, por filiali në Shqipëri nuk respektoi kontratën. Për hir të emrit s’mund të kërcënonim interesat tona”- deklaroi ministri i Financave Ridvan Bode gjatë konferencës për shtyp sot në mesditë në ambientet e këtij institucioni. Bode para gazetarëve bëri bilancin vjetor për 2012 të ministrisë që drejton.
Ministri i Financave Ridvan Bode ndodhet në një konferencë për shtyp për të bërë publike punën një vjeçare 2012, të këtij institucioni.
Bode tha se pati një rënie të rritjes së ekonomisë, duke deklaruar se rritja ekonomike do të ishte më e madhe nëse nuk do të ishte kriza e eurozonës.
Inflacioni në nivele më të ulëta në historinë e tij por i stabilizuar.
“Në fund të vitit 2% krahasuar me një vit më parë”- tha Bode. Ministri i Financave pranoi se ka rritje të nivelit të papunësisë me 27. 8 % në krahasim me vitin e kaluar. Niveli i të ardhurave, 330 miliardë lekë është në të njëjtin nivel me atë të vitit të kaluar. ose 24. 5 %", u shpreh Bode.
DEFICITI I ULET NE NIVEL HISTORIK
Deficiti 3.2 % i prodhimit të brendshëm bruto, që sipas Bodes u ruajt i ulët . “Ky deficit përbën nivelin më të ulët historik. Asgjë nuk është e vërtetë nga ato, gogoli i deklaruar në media se qeveria po merr shumë para borxh. Viti i fundit i qeverisjes së PS-së ka pasur 5.1 % deficit”, deklaroi Bode.
BODE PER PAGAT: VONESAT SE S’I KA DALE PIJA E VITIT TE RI
Lidhur me vonesat e pagesave Bode tha “Mbi 90 % e pagave janë shpërndarë Atij kujt i ka dalë pija e vitit të ri më vonë do i marrë me vonesë “
Vijon