ERE Administrator shteteror per drejtimin e CEZ

Administratori shtetëror do drejtojë sistemin e shpërndarjes deri në ardhjen e një kompanie të re, pas hiqejes së licecncës CEZ-it
“Heqja e licencës çekëve dhe largimi i njoftuar i CEZ Shpërndarjes e detyron Entin Rregullator të Energjisë që në bazë të ligjit “Për sektorin e energjisë”, të bëjë gati terrenin për mënyrën se si do të menaxhohet shpërndarja e energjisë në vijim. Në këto kushte duket se shumë shpejt do të kemi një administrator të ri që do të kryejë funksionin e përkohshëm për shpërndarjen e energjisë”, kështu u shpreh ERE sot gjatë një mbledhjeje që u karakterizua nga diskutime.
Më 21 janar pritet të merret një vendimi final për licencën e CEZ Shpërndarje si dhe përcaktimi i administratorit që do të drejtojë sektorin e shpërndarjes. Që nga e premtja, ERE do të shpallë publikimet për kriteret që duhet të plotësojë personi në këtë funklsion.
Ligji “Për sektorin e energjisë elektrike” përcakton se në rastin kur i hiqet licenca një operatori privat ka disa alternative pr zgjidhjen. E para është që ta lejojë të licencuarin, pra CEZ-in, të vazhdojë t’i përdorë këto pajisje dhe asete sipas disa kushteve të përcaktuara. E dyta, të lidhet të kontratohet me një ose me më shumë shoqëri private, që mund të ndërmarrin vazhdimin e këtij shërbimi. E treta, që duket se është dhe skenari më i mundshëm për t’u zbatuar, është emërimi i një administratori që të mbikëqyrë ose të operojë pajisjet dhe pasuritë, conform licencës.