DASH TAP apo NABUCCO Vendos biznesi

Debatet për ndërtimin e gazsjellësit TAP apo Nabuko, morën dhe përgjigje nga Departamenti Amerikan i Shtetit. DASH, sipas informacioneve të fundit po punon aktivisht për të nxitur ndërtimin e Korridorit të Jugut, por nuk ka një qëndrim për të mbështetur rrugë konkrete të eksportit të gazit nga rajoni i Kaspikut në Evropë.
Një zëdhënës i Departamentit të Shtetit i tha dje Zërit të Amerikës se Zyra e Burimeve Energjitike në Departamentin e Shtetit, e drejtuar nga i Dërguari i Posaçëm dhe Bashkërenduesi për Çështjet e Energjisë Ndërkombëtare Carlos Pascual po punon intensivisht me vendet e këtyre rajoneve dhe mbarë Evropën, për të nxitur ndërtimin e Korridorit të Jugut.
Sipas zëdhënësit, Shtetet e Bashkuara mbështesin fuqimisht ndërtimin e korridorëve të rinj, që do të sillnin një shumëllojshmëri burimesh energjitike, si dhe rrugësh tranziti të tyre. Sipas tij, për të arritur këtë qëllim,Shtetet e Bashkuara po ndihmojnë vendet e Kaspikut dhe të Azisë Qendrore për të gjetur rrugë të reja drejt tregjeve, të cilat do të sillnin si pasojë një zhvillim më të madh ekonomik dhe do t’i lejonin këto vende të shtonin konkurencën për burimet e tyre si dhe të krijonin lidhje të forta me ekonominë globale.