E Shtunë, 31 Tetor 2026

Boeing dorezon produktin e pare te avioneve 787 Dreamliner

Prodhuesi amerikan i avioneve Boeing dorezoi produktin e pare te shumepritur te avioneve 787 Dreamliner per shoqerine ajrore japoneze All Nippon tre vjet pas parashikimit.

Shoqeria All Nippon mori avionin e teknologjise se larte prej 200 milione dollaresh dje ne Seattle te Uashingtonit. Nje ceremoni publike eshte planifikuar per sot dhe avioni do te niset per ne Tokio neser.

Boeing kishte premtuar perfundimin e avionit ne vitin 2008 por prodhimi dhe problemet e tjera teknike shkaktuan vonesa.

Avioni i tipit Dreamliner mund te mbaje 330 pasagjere. Ai premton nje kursim prej 20 perqind te karburantit krahasuar me avionin 767 i cili ka te njejten madhesi por eshte i prodhuar me alumin. Avioni Dreamliner eshte i mbuluar me fiber karboni nje plastike e teknologjise se larte qe eshte me e forte por edhe me e lehte ne peshe. 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›