E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Obama Kriza financiare ne Evrope po frikeson boten

Presidenti Barak Obama tha se kriza financiare ne Evrope po frikeson boten.  Ai tha se udheheqesit evropiane kane deshtuar te veprojne me shpejtesi per ta zgjidhur ate. Gjate fushates se tij ne disa shtete amerikane presidenti sugjeroi se ky deshtim ka ndikuar ne mekembjen e ekonomise amerikane dhe ka shkaktuar probleme ne mbare boten.

Zoti Obama tha se vendet evropiane nuk jane mekembur ende nga kriza financiare e vitit 2007 dhe nuk kane zgjidhur te gjitha sfidat e sistemit bankar.
Perpara nje audience dje ne Kaliforni zoti Obama perseriti thirrje qe Kongresi te miratoje planin e tij prej 447 miliarde dollaresh per krijimin e vendeve te punes.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›