Boga turistike një javë pa drita, u vodh kablli elektrik i 21 shtyllave
SHKODER - Vidhet kablli elektrik në 21 shtylla të tensionit të mesëm në zonën turistike të Bogës. Rreth 1 km mendohet të jetë gjatësia e telit të vjedhur, por për arsye të terrenit tejet të thyer bëhet i vështirë përcaktimi i saktë i gjatësisë së tij. Boga prej një jave po jeton në errësirë edhe pse sezoni turistik po troket. Rreth 700 banorë të zonës duhet të vuajnë mungesën e energjisë elektrike dhe problemet që vijnë prej saj. Kanë qenë një grup banorësh të fshatit Bogë të cilët kanë bërë kallëzim në ambientet e Komisariatit të Policisë për grabitjen e kabllit. Nga burime zyrtare mësohet se kanë nisur hetimet, po punohet për gjetjen e autorëve, është realizuar kqyrja e vendit të ngjarjes, si dhe janë mbledhur provat. Një pjesë e këtyre të fundit janë të dëmtuara, pasi jo vetëm banorët nuk kanë treguar kujdes, por edhe kafshët e tyre gjatë lëvizjes i kanë shkelur duke i prishur. Sipas drejtuesve të Komisariatit të Policisë në Malësinë e Madhe, kërkimet e deritanishme kanë ngushtuar rrethin e të dyshuarve, por emrat e tyre nuk bëhen publikë për arsye hetimi. Mendohet që këta persona të jenë të njëjtët të cilët kanë organizuar edhe herë të tjera vjedhje të ndryshme, duke përfshirë edhe kabllot elektrike në zonën e Malësisë së Madhe.
Por, sasia e kabllit së vjedhur këtë herë ka qenë më e madhja gjatë viteve, pasi 21 shtylla janë dëmtuar duke lënë pa energji elektrike një fshat të tërë. Shkak i dëmtimit të shtyllave të tensionit dhe vjedhja e kabllove mendohet të jetë shitja e tyre për skrap. Policia e zonës deklaron se nuk do të ndëshkohen vetëm vjedhësit por edhe ata të cilët do të blejnë kabllin elektrik, pasi ai sigurohet në mënyrë të paligjshme, duke vjedhur dhe dëmtuar linjat elektrike. Nga ana tjetër, banorët të indinjuar kërkojnë që autorët të kapen dhe të bëhen model për të gjithë; të vihen para drejtësisë dhe të dënohen realisht. Nëpërmjet dënimit real të tyre, të kuptohet nga të gjithë se çfarë i pret nëse bëjnë përsëri veprime të tilla. Marashi, 54 vjeç, banor i Bogës dhe pjesë e përfaqësisë së banorëve, duke shfryrë ka kërkuar me këmbëngulje: "Nuk mund të vazhdohet më kështu. Shteti duhet të tregojë forcën e tij". Nga ana tjetër, kjo përfaqësi ka shkuar edhe në zyrat e CEZ për të kërkuar zgjidhjen e problemit. Atje kanë gjetur mbështetje dhe specialistët kanë nisur punën. Boga është rreth 50 km larg Shkodrës dhe është një nga zonat turistike më të frekuentuara gjatë verës. Ajo njihet si pikë pushimi në verë që në fillim të viteve 20-të të shekullit të kaluar. br.shll.
(d.b/News24/BalkanWeb)