Brukseli e Berlini: Eurozona mund t'ia dalë dhe pa Greqinë
BRUKSEL - “Greqia mund të jetë e detyruar të largohet nga euro, nëse nuk iu përmbahet angazhimeve të saj”, ka deklaruar Presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso.
"Unë kam respekt të madh për demokracinë greke dhe parlamentin grek, i cili e miratoi vetë marrëveshjen e borxhit. Nëse marrëveshjet nuk respektohen, do të thotë se nuk janë kushtet për të vazhduar me një vend, që nuk i respekton ato", tha Barroso në një intervistë për televizionin italian SkyTG24.
I pyetur që të sqaronte nëse kjo do të thotë se Greqia mund t'i dalë jashtë eurozonës, Barroso tha se "asnjë anëtar i çdo organizate nuk mund të vazhdojë në qoftë se nuk respekton rregullat e miratuara".
BERLIN - Në një linjë ishte edhe deklarata e Ministrit gjerman të financave Wolfgang Schauble, i cili tha se "Eurozona mund ta përballojë daljen e Greqisë nga zona e euros". "Eurozona mund ta përballojë daljen e Greqisë nga zona e euros", deklaroi Schauble, në një intervistë për gazetën gjermane «Rheinische Post».
I pyetur nëse zona euro do ta përballojë një dalje të Greqisë", Schauble u përgjigj se "Evropa nuk do të zhytet aq lehtë", duke shtuar se "kemi mësuar shumë këto dy vitet e fundit dhe kemi zhvilluar mekanizma mbrojtëse. Rreziqet janë bërë më të vogla dhe eurozona në tërësi është bërë më elastike". Ai theksoi se "Evropa dëshiron që Greqia të qëndrojë në zonën e euros, por nuk mund të detyrojë askënd. Greqia duhet të përmbushë detyrat e saj".
"Vendet evropiane dhe kreditorët privatë u treguan veçanërisht bujarë me Greqinë. Ne e bëmë gjithçka të mundshme. Greqia duhet të kuptojë se i takon të zbatojë angazhimet e saj", tha ministri gjerman. "Ne nuk kërcënojmë askënd, por iu them grekëve se nuk ka asnjë mënyrë tjetër përveçasaj që kemi zgjedhur së bashku", përfundoi Schauble.