Lirohet Emiljano Shullazi, gjykata e shpall të pafajshëm
Tiranë- Emiljano Shullazi është liruar sot nga qelitë e burgut pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, e cila i dha pafajësinë. Miku i tij Gilmando Dano u dënua nga gjykata me 1 vit burg për akuzën e armëmbjatjes pa leje.
Prokuroria kishte kërkuar 4 vite burg për Shullazin, ndërsa për moskallëzim krimi 1 vit e gjysmë për Danin. Arrestimi i dy miqve u bë në Nnëtor të vitit të shkuar pranë zonës së parkut të autobusavee në kryeqytet pasi iu gjetën armë, thika dhe maska.
Prokurorët dorëzuan më 4 Maj dosjen në Gjykatën e Tiranës, në të cilën argumentohet se ka prova që tregojnë se arma e gjetur i përket Shullazit. Gjatë gjykimit të tij, Shullazi ka kërkuar gjykim të shkurtuar, po Gjykata e ka hedhur poshtë kërkesën e tij.
Në seancat e mëparshme, Shullazi ka mohuar të ketë poseduar armë në momentin kur është arrestuar nga policia, teksa miku i tij Gilmad Dani e ka pranuar se e posedonte ai armën. Shullazi në zgjedhjet e vitit 2009 u arrestua në Farkë me 11 persona të armatosur, dhe gjatë fushatës elektorale tentoi të shkaktonte trazira në zonat periferike. Ai ka kryer 7 vjet burg për trafik lëndesh narkotike.