Bogdani: 21 janari, akt puçist

Deputeti i Partisë Demokratike Gerti Bogdani në një deklaratë për shtyp nga kryesia e Kuvendit akuzoi sërish Prokurorinë me në krye kryeprokuroren Ina Rama, duke theksuar se me këtë veprim ajo tregoi se dështoi dhe po firmos dështimin e shokëve të Bulevardit.
“Dimë gjithçka për lidhjet e Ian Ramës me 21 janarin. Prokuroria do të nxjerrë detaje per 21 janarin. Dosja në Kuvend me mbishkrimin “Sekret”. Por Ina Rama dërgoi dosjen dhe në selinë e PS-së. Ina Rama po bën cdo gjë që të dështojë 21 janari” tha Bogdani.
Bogdani më tej kërkoi një hetim të plotë dhe transparentë, kjo pas dështimit të marrjes me dhunë të pushtetit nga Ruci, Gjinushi dhe Edi Rama.