Meta:Opozita do të marrë përgjigjen në 8 maj

“Zgjedhjet e 8 majit, janë të rëndësishme për komunitetin. Për këtë fakt, duhet mobilizim për të arritur objektivin”.
Kështu ka deklaruar sot kreu i Lëvizjes Socialiste per Integrim Ilir Meta ndërsa po zhvillon një takim me strukturat në komunën Frakull të Fierit.
Ndërkaq, kreu i LSI-së u ndal dhe tek pala kundërshtare, duke theksuar se opozita destruktive do të marrë përgjigjen vendimtare nga populli.
“Vlera e demokracise eshte vota, jo dhuna. 8 maji, jemi gati per fitoren” tha me tej Meta.