Bogdani: Do vazhdojmë të jemi besimplotë deri në votën e fundit të qytetarëve
Rezultatet paraprake, e majta në epërsi – për tu numëruar edhe 50% e kutive të votimit
Në të gjithë vendin mbeten për tu numëruar mbi 50% e kutive të votimit. Krahas epërsisë të së majtës gjatë orëve të paradites, e djathta dhe koalicioni i kryesuar nga Partia Demokratike përmirësuan rezultatin gjatë pasdites dhe mbrëmjes së djeshme. Partia Demokratike është e zotuar për vlerësimin deri në fund të çdo vote të qytetarëve shqiptarë, kur mbeten për tu numëruar mbi 50% e kutive të votimit në 12 qarqet e vendit
Deputeti i PD, Gerti Bogdani/”Partia Demokratike dëshiron të falënderojë të gjithë numëruesit, komisionerët dhe vëzhguesit për përpjekjet e tyre për një proces të shpejtë dhe të saktë. Ne vazhdojmë të jemi besimplotë se kur të gjitha votat e qytetarëve të jenë numëruar, ne do të jemi fituesit. Dhe jemi te inkurajuar nga rezultatet që sapo mbërrijnë dhe që tregojnë rritje të ndjeshme, të cilat tregojnë që numërimi po ecën tashme në favorin tonë. Nuk duhet të harrojmë, që në këtë kohë në vitin 2009 Edi Rama proklamonte fitoren, por në fakt ai humbi. Nuk duhet të harrojmë gjithashtu, që në këtë kohë, në vitin 2011 Edi Rama proklamonte përsëri fitoren, por përsëri mbeti në opozitë.
Ne i bëjmë thirrje të gjitha forcave politike të vazhdojnë një proces të qetë dhe të rregullt të numërimit të votave dhe të mos bllokojnë procesin. E përsërisim, asnjë forcë politike nuk duhet të bllokojë procesin, sepse qytetarët duhet të shohin të gjitha votat e tyre të numëruara, sa me shpejt dhe saktë!”
Bregu: Të numërohet me durim dhe vendosmëri çdo votë e qytetarëve
Zëdhënësja e fushatës elektorale të PD, Majlinda Bregu/Numërimi i votova po vazhdon duke e ngushtuar diferencën mes dy koalicioneve. Ky proces, ashtu si dhe procesi i votimi po vazhdon normalisht dhe duke respektuar kodin zgjedhor. Është e rëndësishme të ruhen deri në fund standardet më të larta të këtyre zgjedhjeve. Në emër të Partisë Demokratike shpreh mirënjohje dhe falënderim për të gjithë numëruesit, komisionerët dhe vëzhguesit për përpjekjet e tyre për një proces të shpejtë dhe të saktë. I ftoj të numërojnë me durim dhe vendosmëri çdo votë të qytetarëve. Procesi duhet të vazhdojë normalisht, në çdo qendër votimi dhe asnjë forcë politike nuk duhet ta bllokojë atë, siç është sinjali në disa KZAZ.