E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kukësi rikonfirmohet 3:1 për Partinë Demokratike

25-06-2013 / Gazeta 55

Mbyllet procesi i votimit në Has dhe Tropojë, e djathta fiton bindshëm

Hasi dhe Tropoja kanë mbyllur procesin zgjedhor, përfshirë edhe numërimin e votave.
Koalicioni djathte ka marre 5212 vota ose 58.13 % kurse koalicioni majtë ka marrë 3753 vota, ose 41 %. Në rrethin e Hasit ishin të regjistruar 14 mijë e 200 zgjedhës. Procesi i numërimit është mbyllur dhe në Rrethin e Tropojës. Koalicioni djathtë ka marrë mbi 6500 vota, ndërsa të majtët rreth 2100 vota. Ndërkaq, qarku i Kukësit është rikonfirmuar edhe njëherë pro të djathtës shqiptare, duke i dhënë asaj tre mandate deputetësh, nga katër të mundshëm. Gjithashtu, numërimi i votave ka përfunduar edhe në Shijak. Partia Socialiste ka marrë 2400 vota, PD 1695, PR 1213 vota dhe LSI 250 vota.

Të dhënat sipas KQZ, ora 23:30

Numëruar 2685 nga 5508 = 48,75%

Korçë
ASHE ka marrë 73679 vota, APMI 48368 vota, FRD 1248 vota

Elbasan
ASHE ka marrë 52332  vota, APMI 36528, FRD 1311 vota

Kukës
ASHE ka marrë 11408 vota, APMI 19 463  vota dhe 211 vota FRD

Durrës
ASHE 26 035 vota, APMI 21 574 vota, FRD me 1287 vota dhe AK 130 vota
 
Fier
ASHE 52426 vota, APMI 26187 vota, kurse 2577 vota kanë shkuar në adresë të kandidatit të pavarur, Dritan Prifti

Lezhë
ASHE ka marrë 26661 vota, APMI 23223 vota, FRD 594 vota dhe AK 85 vota

Tiranë
ASHE ka marrë 79669 vota , APMI 56873 vota, AK 2596 vota dhe FRD 3365 vota

Berat
ASHE 38957 vota, APMI 13369 vota, FRD 296 vota

Dibër
ASHE numëron 25101  vota, ndërsa APMI 22602 vota, FRD 1492 vota

Gjirokastër
ASHE ka marrë 14400 vota, ndërsa APMI 5926, FRD 105 vota dhe AK 3 vota

Shkodër
ASHE ka marrë 34924 vota, APMI 28614, dhe FRD 1148 vota

Vlorë
ASHE ka marrë 60249 vota, APMI 28478 vota. Kandidati i pavarur Arben Malaj ka marrë 1996 vota, FRD 175 vota kurse AK, 39 vota

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›