Bogdani Edi Rama ka hyre ne borxh te thelle me qytetaret e Tiranes

Deputeti i Partise Demokratike per Qarkun Tirane Gerti Bogdani deklaroi sot se Edi Rama ka instrumentalizuar ne bashkine e kryeqytetit aferat me te renda korruptive pa u ndeshkuar ligjerisht. Deklarata e deputetit demokrat vjen ne kuader te akuzave te PD-se ndaj kryetarit te Bashkise Tirane per korrupsion me lejet e ndertimit si dhe gjobvenie 20-she ndaj bizneseve dhe investitoreve. Gjate nje konference per shtyp Bogdani vuri ne dukje se kreu i bashkise Edi Rama ka hyre ne borxh te thelle me qytetaret e Tiranes. Kryetari 100 milionesh eurosh u kap mat me deklarimin e pasurise se tij. Mr. 20 perqindeshi ka hyre tashme ne borxh me ligjin dhe qytetaret. Une i kerkoj institucioneve zyrtare qe te ndermarin hapat per te nxjerre lepurin nga strofulla ku fshihet- deklaroi deputeti i PD-se.
...