Ministri i Brendshem Basha reagon pas akuzave ndaj Policise Nese Prifti ka fakte le ti coje ne prokurori

Debate te ashpra mazhorance-opozite ne komisionin e ligjeve per ndryshimet ne ligjin per dokumentet e identitetit- shumica kerkon marrjen e Gramoz Rucit si te pandehur per falsifikim te kartave te identitetit
Ministri i Brendshem Lulzim Basha ka reaguar sot ndaj akuzave te bera pak dite me pare nga ish ministri i Ekonomise Dritan Prifti per perfshirje te zv/drejtorit te Policise Agron Kucaj ne kontrabanden e naftes. Sipas Bashes keto jane presion mbi punen e policise. Se pari ne mbeshtetje te deklarates se bere tashme nga Policia e Shtetit sqaroj se Policia e Shtetit ka hetuar dhe do te vazhdoje te hetoje ne bashkepunim me Prokurorine te gjitha rastet e kontrabandes dhe keto raste te kontrabandes te evidentuara jane te depozituara prane prokurorive te rretheve perkatese. Se dyti deshiroj te sqaroj se cdo pretendim i ngritur ne adrese te Policise se Shtetit apo oficereve te Policise se Shtetit ne menyre automatike sipas urdherave te brendshem ndiqet nga Sherbimi i Kontrollit te Brendshem ne Ministrine e Brendshme. Se treti deshiroj ti bej ftese kujtdo qe pretendon se ka fakte qe implikojne kedo ne strukturen e Ministrise se Brendshme apo Policise se Shtetit te mos vonoje dhe ti paraqese keto fakte para organeve kompetente qofte ne Ministrine e Brendshme ne Policine e Shtetit apo Prokurori. Se katerti deshiroj te siguroj perfaqesuesin e Partise Socialiste dhe kedo qe qendron prapa tij se per Policine e Shtetit dhe per mua si Minister i Brendshem presioni ndaj organeve te Policise se Shtetit eshte i papranueshem dhe se Policia e Shtetit do te vazhdoje te ndjeke dhe te zbatoje ligjin dhe te godase pa pike meshire krimin e organizuar dhe korrupsionin pavaresisht nga perkrahja e fshehte apo e drejtperdrejte qe mund ti jepet nga politikane me apo pa imunitet- deklaroi ministri Basha.
Ministri vuri ne dukje se Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit do te vijojne punen per konsolidimin e arritjeve te deritanishme edhe pas finalizimit te vendimmarrjes dhe fillimit te levizjes se lire te qytetareve shqiptare ne hapesiren Shengen.
Ne do ta vazhdojme punen edhe pasi qytetari i pare shqiptar do te kaloje kufirin shqiptaro-Shengen dhe do te levize si qytetar europian i barabarte mes europianeve. Kjo pune do te vazhdoje ne te gjitha fushat ne konsolidimin e arritjeve tona ne lufte kunder krimit te organizuar dhe korrupsionit ne konsolidimin e sistemeve moderne te cilat sollen pajisjen e shqiptareve me dokumentat me moderne te identifikimit ne krahasim edhe me praktikat me bashkekohore europiane ne do ta vazhdojme punen per informimin e qytetareve shqiptare per te drejtat dhe detyrimet e secilit prej tyre ne kuader te liberalizimit te vizave pra per Ministrine e Brendshme jo vetem qe nuk mbaron puna por intensifikohet pas marrjes se ketij vendimi historik- u shpreh me tej Basha.
Keto deklarata ministri i beri pas raportimit ne komisionin e ligjeve ku u diskutua projektligji per ndryshime ne dokumentet e identitetit.
Basha informoi ligjvenesit se procesi i pajisjes me kartat e identitetit eshte ne rrugen e duhur dhe se 2. 6 milione qytetare shqiptare jane pajisur deri tani me karta identiteti. Nga ana e saj opozita kundershton ndryshimet ne ligj. Sipas deputetit socialist Sajmir Tahiri nuk ka garanci per leternjoftimet dhe ligji le hapesira per falsifikime. Nderkaq mazhoranca i ka cilesuar deklaratat e opozites si dashakeqe pasi nderkombetaret e kane vleresuar kete proces si nga me te miret. Gjithashtu mazhoranca kerkoi qe kryetari i grupit parlamentar i PS-se Gramoz Ruci te merret si i pandehur ne lidhje me falsifikimin e kartave te identitetit.
...