E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjykata Administrative SHBA tjeter ultimatum opozites Asnje tolerim brenda javes te miratohet kuadri ligjor

28-09-2010 / Gazeta 55

Deri ne fund te javes duhet te jete hartuar i gjithe kuadri ligjor per Gjykaten Administrative perndryshe Shqiperia do te humbase fondet e dhena nga SHBA-ja. Kjo ka qene deklarata e bere sot nga drejtori i agjencise te SHBA-se per zhvillim nderkombetar Jozef Williams pas injorimit nga PS te apelit te nje dite me pare nga ambasada e SHBA-se ne Tirane lidhur me konsensusin per miratimin e ligjit. Williams i kujton opozites shqiptare se deshtimi per ta miratuar kete ligj do ta detyroje SHBA-ne qe fondet e veprimtarive per Gjykatat Administrative qe administrohen nga USAID-i nen Programin e Pragut te Mijevjecarit ti jepen nje shteti tjeter. Ne jemi ne nje udhekryq per te vazhduar aktivitetin tone ne nje kohe kur ligji nuk eshte miratuar. Ne vere une udhehoqa nje fushate per miratimin e tij. Si efekt do te kemi mos venien ne funksion te sistemit elektronik per ceshtjet gjyqesore legjislacioni dytesor nuk do te perfundonte dhe trajnimi i gjykatesve nuk do te kryhej por efekti me i forte do te ishte humbja e besimit te bizneseve dhe venia ne rrezik e investimeve qe kemi bere ne dy vite ne kuader te koorporates se Sfidave te Mijevjecarit- u shpreh drejtori i agjencise te SHBA-se per zhvillim nderkombetar Jozef Williams. Financimi i pragut te sfides se mijevjecarit eshte ne total 16 milione dollare. Kjo qe do te humbas Shqiperia nuk eshte vetem investimi financiar por humbja e mundesise. Gjykata Administrative do te ishte nje mundesi per te thithur investimet e huaja dhe kjo eshte nje mundesi e madhe qe do te humbas nese nuk miratohet ligji. Shqetesimi im lidhet me kalimin e ligjit dhe ky eshte nje draft per te cilin palet kane rene dakord dhe qendron aty per dy vite. Kemi vazhduar aktivitetin me shpresen se ai do te miratohej por po arrijme ne nje ded line tek i cili duhet te veprojme- u shpreh me tej Williams.


Patozi PS te dale mbi interesat meskine te votoje ne kuvend ligjin


Kreu i grupit parlamentar demokrat Astrit Patozi i kerkoi opozites te shprehe konsensusin te enjten ne Kuvend per te miratuar ligjin e Gjykates Administrative. Reagimi i Patozit erdhi pas deklaratave te kryetarit te grupit parlamentar socialist Gramoz Ruci i cili u shpreh se PS do te votoje ligjin vetem me kushtin e hetimit te zgjedhjeve te 28 qershorit. Nga ana e tij Patozi theksoi se PS duhet te pranoje miratimin e ligjit ne interes te biznesit ne vend. Mazhoranca ka qene e gatshme pa humbur kohe per te miratuar ligjin dhe ne e bejme sepse vleresojme se ligji eshte jashte interesave te njeres pale politike por per nje klime sa me te mire per biznesin- u shpreh Patozi. Duke iu referuar kushtit te socialisteve per hetimin e zgjedhjeve te kaluara Patozi kujtoi serish se mazhoranca eshte e gatshme qe te votoje cdo nisme qe eshte per permiresimin e ligjit duke shtuar se PD-ja ka qene dakort per hetimin e zgjedhjeve konform kushtetutes dhe ligjeve te vendit. PD-ja eshte shprehur dakord per hetimin e zgjedhjeve duke respektuar rezoluten e BE-se. Opozita nuk duhet ti kushtezoje votat me shkeljen e kushtetutes- tha ai. Patozi i beri thirrje edhe njehere opozites qe te dale nga interesat e saj te vogla dhe te votojne diten e enjte ligjin per Gjykaten administrative qe sipas tij do te ishte nje shans i mire per te dhe do te tregonte se PS-ja po ngrihet ne lartesine e nje opozite serioze e cila punon per interesat madhore te vendit. Deshiroj edhe nje here qe te ftoj Partine Socialiste dhe perfaqesuesit e saj qe te reflektojne dhe te gjejne force per te dale mbi interesat e vogla dhe meskine te nje politike qe nuk te con larg dhe te shohin me kurajo aspiratat e medha te Shqiperise dhe te qytetareve shqiptare. E enjtja eshte nje shans i mire edhe per vete opoziten. Sepse mazhoranca nuk sjell ndonje te re per publikun ne qendrimin e saj ndaj ketij projektligji por eshte ne interesin e Partise Socialiste qe te deshmoje se per ceshtje te medha kombetare di te ngrihet ne lartesine e nje opozite serioze dhe dinjitoze. Mbetemi ende me shprese qe opozita te mos e djege kete shans. Ka ende kohe. E enjtja nuk eshte as afer as larg- deklaroi me tej nenkryetari i PD-se Astrit Patozi.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›