E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bogdani: Juventusi, ekip special

Kievo do te perballet sot me Juventusin, ne Seria A dhe sulmuesi shqiptar Erjon Bogdani shpreh deshiren qe te shenoje ne porten e Bufonit. "Do te ishte kenaqesi per mua, qe te shenoj ndaj portierit me te mire ne bote. Edhe t'i shenosh Juventusit eshte dicka e vecante, sepse behet fjale per nje ekip special. Goli ne kete rast mbahet mend gjate," - theksoi Bogdani. Sulmuesi nuk eshte grumbulluar nga trajneri kuqezi, Ari Han, ne ndeshjen e fundit te kombetares. Ai pekerisht ne ndeshjet e fundit te Seria A po kalon nje forme te mire. Bogu i ka shenuar Lacios, dy jave me pare dhe ishte ne fushe, si titullar ne ndeshjen e fundit, ndaj Palermos. Nje sezon me pare Bogdani, kur ishte pjese e Livornos, arriti dhe shenoi ndaj Juventusit, megjithese ekipi i tij humbi 2-1, ne ate ndeshje. Nje tjeter sukses personal i Bogdanit dhe i Kievos, sot ndaj Juventusit, mund te sherbeje per te shpetuar nje here e mire nga renia ne nje kategori me poshte.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›