E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryesuesve iu ndalohen gabimi

Aranit Muraci

Tirana dhe Vllaznia do te tentojne te shkeputen sot nga njera-tjetra, ne krye te Kategorise Superiore. Ndeshjet e sotme te Kategorise Superiore, shtate jave para perfundimit te kampionatit, do te jene deri diku percaktuese, per verdiktet finale. Bardheblute, nen drejtimin e trajnerit, Agustin Kola do te udhetojne drejt Vlores, ku do te kene perballe Flamurtarin. Sipas protagonisteve, ne kampin bardheblu, fitorja me Flamurtarin shihet si nje prove, per te qene me te sigurte ne fund, se sa i realizueshem do te jete fitimi i titullit numer 24 kampion, ne Shqiperi. "Ne baze te kalendarit," - thekson portieri Blendi Nallbani, - "Flamurtarin e konsiderojme kundershtarin me te veshtire te pjeses se mbetur te kampionatit. Nese e kalojme me sukses kete ekip dhe personalisht jam optimist, vetem me rivalet direkt, ne ndeshjet e fundit do te diskutojme titullin. Tirana qe te shpallet kampione nuk duhet te mundet ne asnje ndeshje," - shprehet Blendi Nallbani. Ecuria e fundit e Tiranes ka krijuar optimizem ne radhet e kryeqytetasve. Llogarite per te fituar titullin jane duke i bere edhe dy ekipet e tjera, Vllaznia dhe Dinamo. Kuqeblute e drejtuar nga Dervish Haxhiosmanovic, pas barazimit ne ndeshjen e pare, ne Elbasan, do te kerkojne fitoren ndaj Elbasanit. Pa asnje mungese, Vllaznia pritet ta kete serish te veshtire permbushjen e synimit final, edhe pse do te drejtohen ne kete rast nga nje trajner tjeter, ne "Ryzhdi Bizhuta". Nga ana tjeter, trajneri i Elbasanit Faruk Sejdini duhet te shenoje fitoren e pare, per t'iu shmangur zones se ftohte. Ne dy fusha, me kundershtare qe kane te njejtat shqetesime, Tirana dhe Vllaznia, per 90 minuta do te luajne kartat, qe te dalin me maksimumin e pikeve. Pas fillimit te fazes se fundit, pas cdo jave, kampionati ka njohur disa rokada mes Tiranes dhe Vllaznise.

Sot ora 16.30

Flamurtari-Tirana

Elbasani-Vllaznia

Partizani-Dinamo

Besa-Lushnja

Teuta-Shkumbini

Apolonia-Bylis

48 pike. Tirana dhe Vllaznia ndodhen ne te njejtin kuote pikesh dhe udheheqin se bashku klasifikimin e Kategorise Superiore. Dinamo ka kater pike me pak, 44 dhe synon qe t'i afrohet kreut, pasi i vetmi objektiv per ta do te jete mbrojtja e titullit kampion.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›